Selimi: Për 14 persona të djegur askush nuk shkoi në burg! Vendimi i turpshëm i gjykatës së Tetovës, i ndikuar nga politika

INA
INA

7 Qershor, 2023

Analisti i njohur Sefer Selimi, e quan të turpshëm dhe të ndikuar nga politike, vendimin e Gjykatës së Tetovës për zjarrin në Spitalit Modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona.

Për këtë rast tragjik, dy drejtorët e Spitalit të Tetovës u dënuan me 1,5 vjet burg me kusht, ndërsa mjeku Boban Vuçevski, u lirua tërësisht nga akuza. Ndërkohë subjekti juridik Spitali Klinik i Tetovës duhet të paguajë një milion denarë për mosveprim.

“Sistemi i drejtësisë në Republikën e Maqedonisë, çdo ditë e më tepër vërteton mungesën e besueshmërisë nga ana e qytetarëve. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë vetëm 4% i besojnë sistemit të drejtësisë që nënkupton se shumica absolute, as që beson se në këtë vend jepet drejtësi. Në këtë kontekst është edhe vendimi për rastin e spitalit modular, ku nëse jo diçka tjetër, unë do ta karakterizoja si të turpshëm, poshtërues dhe në një formë për familjarët dhe gjithë qytetarët është një nënçmim që kjo drejtësi po ju bën atyre. 14 jetë të humbura, 14 familje të traumatizuara, një shoqëri e tërë e cila kaloi përmes asaj traume dhe i pamë të gjitha ato skena që ishin të tmerrshme dhe kanë mbetur në mbamendjen kolektive tonën, si një prej rasteve më tragjike, ku fatkeqësisht ishim dëshmitarë të drejtpërdrejt përmes videove dhe në fund një vendim gjykate që askënd nuk nxjerr fajtor. Ky dhe disa raste tjera që janë eklatante dhe shërbejnë si shembull i drejtpërdrejt pse qytetarët e këtij vendi nuk i besojnë drejtësië”, tha analisti Sefer Selimi për gazetën LAJM.

LAJM: Politika nuk duhet të ndërhyjë në gjyqësor, megjithatë, në të kaluarën për raste apo dënime kontradiktore ka pas reagime të ashpra. Ky vendim sikur kaloi pa shumë zhurmë. Pse mendoni se partitë mbetën pa zë këtë herë?

“Partitë politike dhe liderët politikë gjithmonë mundohen të hiqe përmes frazës se nuk ndërhyjnë në raste gjyqësore. Mos ndërhyrja në rastet gjyqësore ndodh kur nuk është i prekur interesi i tyre i drejtpërdrejt. Kur është i prekur interesi i tyre i drejtpërdrejt ata jo vetëm që ndërhyrjnë, por me këmbë e duar janë brenda për të ndikuar për vendimet që do t’i merr gjyqësori. Në këtë rast kalojnë ministra, drejtor, por edhe firma që e ndërtoi modularin në spitalin e Tetovës, kalojnë me dënime inekzistente dhe natyrisht që këtu mund të vlerësohet se për shkak edhe të ekspozimit të lartë të vet ministrave, drejtorëve që kanë qenë njerëz me peshë në partitë politike që mund të ketë pasur edhe ndikim nga ana e politikës dhe prandaj sikur duan që kjo ngjarje të harrohet dhe mos të ekzistojë në mbamendjen kolektive”, tha analisti Sefer Selimi për gazetën LAJM.

https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/790359479255041/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-27-00-23-05-927-edit_com.facebook.katana

Ish-shefi i Inteligjencës së Kroacisë për sulmin në veri: Shuplakë e madhe për Vuçiqin

anton-quni

Quni ‘zbulon’ qëllimin e terroristëve: Synimi s’ka qenë që të rrinë në Manastir

durmo llaskarc

Si mundet që rasti i “Llaskarcës” ku pati viktima, të zgjasë me vite? – pyet gjykatësja e Kushtetueses, Kacarska

milan radoicic radojcic

Grupi i Radojiçiqit ka dhënë deri në 15 mijë euro për djegien e veturave

Mesto: Beograd
Datum: 21.05.2010
Dogadjaj: POLITIKA/EKONOMIJA - ministar bez portfelja u Vladi Srbije Sulejman Ugljanin potpisao je danas ugovore sa predstavnicima 31 preduzeÊa i organizacija iz nedovoljno razvijenih opötina, kojima se sredstva dodeljuju na osnovu prvog javnog konkursa za 2010. godinu
Licnosti: Sulejman Ugljanin

Sulejman Ugljanin përsërit kërkesën: Boshnjakët të bashkohen në negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës

Ali Ahmeti

Ahmeti: Pranoj rivalitetin, por jo deri në armiqësi

xhipi radojcicic radoicicit kfor

KFOR’i me deklaratë të re: Gjatë gjithë kohës u koordinuam, Policia e Kosovës veproi në përputhje me prerogativat ligjore

velimir bujanec ushtaraku kroat

Ushtaraku kroat: Mesazh shqiptarëve dhe Serbisë

policia kosoves terroristet veri

Reagon gruaja e terr oristit të vrarë : Pres që dikush të më zgjoj nga ky makth, prisja të dilje fitimtar

INFO

NA NDIQ