Sellcë, zyrtarët e BDI-së përballën me kritika të shumta

Iliria News Agency
Iliria News Agency

25/01/2023

Banorët e fshatit Sellcë në Tetovë thonë se janë të zhgënjyer nga BDI-ja e cila sipas tyre tani 22 vjet mashtron banorët me premtime boshe.

Banorët i thanë drejtuesve të partisë së Ahmetit se që nga viti 2001 kanë bërë gjithçka çfarë është kërkuar nga ana e tyre, por nga BDI-ja përveç premtimeve të rreme nuk kanë marrë asgjë. Banorët thonë nuk kanë kërkuar asgjë të parealizueshme, por vetëm zgjidhjen e problemeve për një jetë normale.

“Sot e 22 vite fshati ynë ju pret e ju përcjellë me të njëjtat kërkesa. Të cilat janë jetike për ne. Nga ky fshat para 22 vite kërkuat nuk dhe ju dhamë, kërkuat të kapim armët ne i kapëm, kërkuat të tërhiqemi ne u tërhoqëm, 22 vite në këtë fshat kërkuat përkrahje politike ne ju dhamë. Kërkuat njerëz me shkollë se ushtarët se njohin politikën ne ua dhamë që të shpërngulen nga fshati dhe ne mbetëm në mjerim të vuajmë edhe sot për kushtet elementare për jetesë. Ju u gëzuat, ne nuk u gëzuam”, deklaroi një banor i fshatit Sellcë.

Banorët i dhanë ultmimatumin e fundit drejtuesve të BDI-së, që të zgjidhin kërkesat e tyre jetike, në të kundërtën do të dënohem me votë ashtu sic u dënuan në zgjedhjet e fundit lokale.

“Ne edhe një herë i kërkojmë këto kushte nga ju, dhe të jeni të bindur që është hera e fundit kjo. Uji i pijshëm për fshatin, rruga që lidh qytetin me fshatin shkolla dhe salla e sportit. Nëse këto kërkesa nuk realizohen deri në zgjedhjet e ardhshme, të jeni të sigurt se banorët e fshatit tonë dinë edhe të dënojnë, siç u dënuan në zgjedhjet e fundit lokale, Bashkësia lokale e fshatit Sellcë”, tha një tjetër banor i Sellcës.

Ndërkohë përfaqësuesit e BDI-së në këtë takim sërish premtuan se do të përmbushin kërkesat e tyre duke nisur nga objekti i ri shkollor.

“Komunikojmë me pushtetin lokal, kuptohet që është sjellë dhe plani për ndërtimin e shkollës dhe duhet të lëshohet leja e ndërtimit. Lajmi më i mirë është se javën e ardhshme do kalojë edhe programi i qeverisë dhe shkolla është paraparë në program e Qeverisë dhe Ministrisë së arsimit dhe me kompletimin e dokumentacionit, jam i bindur dhe shpresoj se sa më shpejt do arrij dokumentacioni që në vitin 2023 të filloj sa më shpejtë punimi për shkollën”, deklaroi Jeton Shaqiri. Ministër i Arsimit.

Nuk munguan as premtimet për rrugën por edhe ujin e pijshëm probleme këto me të cilat, fshati Sellcë po përballët për më shumë se dy dekada. /Alsat

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shiu shkup

Nesër valë e lagësht me erë të fuqishme dhe reshje mbi 20 litra në metër katror

vucic okb

VIDEO/Reagimi i Vuçiqit kur Osmani flet për Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin e Shyhrete Tahirin

policia-tetoves-spb-mpb

SPB Tetovë i përgjigjet Lëvizjes Besa për akuzat

vjosa osmani okb un

Osmani në KS të OKB-së: Elhame Muqolli ishte vetëm 14-vjeçe kur forcat serbe vranë dhe dogjën 53 civilë

Kongresi Senati Amerikan SHBA

Në ankth për Ballkanin, SHBA-ja aspiron angazhim të shtuar

lindita ahmeti

ITSHKSH përkujtoi studiuesen Lindita Ahmeti

vucic kurti

Vuçiq ankohet në OKB: punët e Maqedonisë së Veriut s’i pengon Serbia, por Albin Kurti

vucic un

Vuçiqi vazhdon me ”përalla”, pretendon se shtypja ndaj serbëve në Kosovë është shtuar

Specializantët privatë pezullojnë përkohësisht grevën: Nuk do të ndalemi deri në zgjidhjen e problemeve tona

INFO

NA NDIQ