Selmani: Nëse Maqedonia shkon në zgjedhje, “varroset” Marrëveshja për emrin

0

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani në emisionin “Studio e Hapur”, në TV SHENJA, tha se nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme atëherë mund të thuhet se do të “varroset”, marrëveshja e Prespës. Ai tha se beson se faktori politik maqedonas është në koordinim dhe se janë bashkë kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme dhe kjo sipas tij fletë për pjekurinë e tyre politike. Sipas tij, LSDM nuk është angazhuar aq sa duhet që në referendum të dalin diku 800 mijë votues. Selmani, ka thënë se dhe disa struktura të kriminalizuara të BDI-së janë të interesuar që të dështoj marrëveshja.
“Pastaj kjo është mënyra më e lehtë që ata t’i shmangen përgjegjësisë që kanë ndoshta për krimet që kanë bërë gjatë qeverisjes me VMRO-në. Por, ky proces është i BE-së dhe SHBA-së. Jam i bindur se mos të ishte përfshirja e SHBA-së dhe BE-së, posaçërisht i Gjermanisë, presionin që është bërë ndaj Greqisë, kjo Marrëveshje nuk do të arrihej. Nëse nuk do t’i bëhej presion ata kur nuk do të bënin Marrëveshje me Maqedoninë”, tha Selmani, duke shtuar se politikanëve maqedonas qasje jo e sinqertë do të ju kthehet si bumerang.
Selmani tha se është i bindur se faktori ndërkombëtar ka ndikim tek VMRO-DPMNE dhe do të gjenden njerëzit që do të votojnë ndryshimet Kushtetuese.

Komentet

komentet