Selmani: Për demokracinë do të ishte e shëndetshme që presidenti të zgjidhet në Kuvend

INA
INA

26/02/2024

Tema kryesore ditëve të fundit në opinion është ideja e propozuar nga Ali Ahmeti dhe Arben Taravari, që presidenti i shtetit të zgjidhet përmes Kuvendit e jo përmes zgjedhjeve. Ideja e tyre vjen përshkak se pozita president shteti është vështirë e arritshme për komunitetin shqiptar, kështu që shpresojnë se kjo mund të arrihet përmes një marrëveshjeje eventuale politike me partitë maqedonase.

Analisti politik, njëherit ish kandidat për president, Imer Selmani, për “TV21” thotë se zgjedhja e presidentit në Kuvend, do të ishte më e shëndetshme për demokracinë dhe do ta bënte shtetin më të qëndrueshëm.

“Debati dhe marrëdhëniet por gjithashtu edhe konsensusi brenda parlamentit do të ishte shumë më i shëndetshëm, më i dobishëm, me një debat ku do të u zgjidhte presidenti i shtetit nga vet Parlamenti. Për demokracinë tonë do të ishte më e shëndetshme jam aq shumë i bindur. Është një projekt afatgjatë që do ta bëjë shtetin tonë më të qëndrueshëm”, tha Imer Selmani – analist Politik.I pyetur pse partitë maqedonase janë kundër kësaj ideje, Selmani thotë se zgjedhja e presidentit përmes zgjedhjeve është në favor të tyre sepse në raundin e dytë gjithmonë kalojnë vetëm kandidatët e dy partive më të mëdha.

“Numrat dhe përzgjedhja e presidentit drejtpërdrejtë nga qytetarët është në favor të bashkësisë etnike maqedonase. Garohet në raundin e parë nga të gjitha bashkësitë etnike. Kemi dhjetë kandidatë e më tepër në këto zgjedhje. Mirëpo në fund gjasat që të hyjnë në raundin e dytë prap ju dedikohet dy kandidatëve të dy partive politike më të mëdha dhe ajo pastaj tërheq angazhimin e shumicës etnike maqedonase“, pohoi Imer Selmani – analist Politik.

Presidenti i cili zgjedhet përmes zgjedhjeve, sipas Selmanit, ekziston rreziku që të fokusohet dhe të kujdeset vetëm në komunitetin që e ka zgjedhur. Nëse vendoset që presidenti të zgjidhet përmes Kuvendit, Selmani tha se duhet t’i rriten edhe kompetencat.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-04-17-20-37-20-617_com.facebook.katana-edit

Fol: Përleshje fizike në BDI-në e Gostivarit, Nevzati i jep shuplakë Valdetit

shkolla shqipe zvicer

Rreth 10 milionë euro të prindërve harxhohen për uniforma, fotografi dhe ushqime

lsm-sindikata780x439-1

LSM: Është e turpshme që në shekullin e 21-të të lutemi për pagë, ditët në vijim do të radikalizojmë protestën

open-balkan

A do të ndodh tërheqja nga Ballkani i Hapur, Osmani e paralajmëron

fatos-rushiti

BDI-së në sfond i buzëqesh opozita

BESIMI

Nënshkruhet Kodi për Zgjedhje Korrekte dhe Demokratike

hoxha555

Shaqiri: Komandat i përgjithshëm i UÇK-së për Maqedoni ka qenë Emrush Xhemajli, jo Ali Ahmeti

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Nga nesër rrjedh afati i fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare

bujar osmani

Bujar Osmani i përgjigjet VLEN për rastin “Pacienti!

INFO

NA NDIQ