Vetëvendosje në Maqedoni, Selmani: Jemi ne që vendosim për drejtat dhe fatin tonë, nuk duhet të vjen dikush nga jashtë

ina-online
ina-online

28/12/2023

Ish-kryetari i DR-së dhe biznesmeni, Imer Selmani ka komentuar zërat për “përzierjen” e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet që pritet të mbahen më 8 maj në vendin tonë.

Selmani në një prononcim për portalin Indeks ka thënë se është i mendimit se shqiptarët janë vet ata që do të vendosin për të drejtat e tyre dhe nuk duhet të lejuar që dikush të vijë nga jashtë për t’i kryer punët tona.

Sipas tij, bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Kosovën është i patjetërsueshëm por deklaron se ne vet dijmë ti artikulojmë më së miri kërkesat tona politiko-ekonomike dhe se nuk duhet punën tonë tua lëmë ta kryej dikush tjetër nga jashtë.

“Për dikë do të duket interesant, freski paraqitja e Vetëvendosjes, me ose pa llogon e sajë, po duke dhënë përkrahje për partitë tjera politike, por në esencë unë mendoj se ata të cilët duhet të vendosin për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe të drejtat tona, jemi vet ne. Nuk janë as shqiptarët e Shqipërisë po as të Kosovës ata që votojnë dhe jetojnë këtu. Neve më së mirti e dijmë çka na mungon dhe çka na duhet dhe se si duhet t’i artikulojmë interesat tona politike dhe ekonomike në përgjithësi. Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë, patjetër se është i domosdoshëm, i nevojshëm dhe i mirëseardhur, por nuk duhet punën tonë tua lëmë që dikush tjetër nga jashtë neve të na i kryej këto punë”, tha mes tjerash Selmani.

Selmani pohon se hapja e VV-së në RMV, u hap rrugën edhe PDK-së, PS-së po edhe partive tjera të cilët më pastaj, sipas Selmanit do të krijonin vetëm huti tek votuesit shqiptarë.

“Në qoftë se sot hapet VV-ja, nesër pse mos të hapet PDK-ja, LDK-ja, PS-ja, PD-ja e Shqipërisë. Atëherë çfarë do të kishim në skenën politike në vendin tonë, do të kishim një buketë të madhe lulesh të cilët thjeshtë do të krijonin vetëm huti tek votuesit Andaj, çdo kush që dëshiron të garojë është i mirëseardhur por, duhet të regjistrohet partia politike. Simbas të gjitha rendeve, me nënshkrime, me nënshtetas të Maqedonisë janë ata që duhet të firmosen. Sa më autonom të jetë një subjekt, aq më mirë din ti ndërton dhe menaxhon punët më tutje. Nuk duhet shiquar dhe krijuar një ambient se duhet që për neve shqiptarët e Maqedonisë të kujdeset dikush nga jashtë, nga Shqipëria ose Kosova, për arsye se thjesht mendojmë se mbas 30 viteve demokraci edhe këtu ka djem dhe vajza mjaftë të zotit të cilët dinë të bëjnë politikë, dinë të bëjnë ekonomi dhe dijnë të japin ofertë qytetarëve për të marrë obligime të mëtutjeshme mbi supet e tyre. Mund të vijë për bashkëpunim, por thjeshtë të lëmë dikush nga jashtë, qoftë nga Kosova apo Shqipëria të bëj punën këtu në RMV, mendoj se nuk duhet pranuar si zgjidhja më e mirë. Por, thjeshtë duhet ne ti bëjmë zgjedhjet nga vetëvetja”, deklaroi Selmani.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-mk

Vrasje në Bllacë, krisma armësh

imer

Selmani: Për demokracinë do të ishte e shëndetshme që presidenti të zgjidhet në Kuvend

autobus-besa

Aktvendimi për “Besa Transin” do të shpallet më 7 mars

Hristijan Mickoski

Mickoski ankohet: Byreku me jogurt është bërë 120 denarë

Afrim Gashi

Gashi optimist: Mbase sot përfundojmë procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për Taravari

ahmeti-grubi-bujar-osmani-arber

Ademi: Osmani është i pari në listë, kemi mbledhur mbi 9.000 nënshkrime

kuvendi parlamenti

Të mërkurën deputetët do të votojnë për anëtarin e KSHZ-së dhe Ligjin për lojërat e fatit

bujar osmani

Osmani: Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicies imperialiste ruse, në radhë është Ballkani

kasami tetove nenshkrime

“Ndryshimin nuk e ndal as pushteti e as Rusia”, Kasami: Po të kishte më shumë zyra KSHZ, nënshkrimet do të mblidheshin për një ditë

INFO

NA NDIQ