Sëmuret pasagjeri shqiptar, avioni nga Zvicra bën ulje emergjente

Zvicër- Këtë të diel, një avion i cili ishte nisur nga Bazeli dhe që kishte destinacion Prishtinën, kishte bërë një ulje emergjente në shtetin helen.

Aeroplani i linjës ajrore, duhej të bënte një ulje emergjente menjëherë pas ngritjes pasi njëri nga pasagjerët ishte sëmurë.

Por në vend që të ulej në kryeqytetin e Kosovës një orë e gjysmë më vonë, avioni bëri një hark dhe u kthye në Basel.

Arsyeja ishte urgjenca mjekësore e një pasagjeri, shqiptar nga Kosova, që e detyroi pilotin të kthehej prapa.

Aeroporti shkroi se incidenti nuk kishte ndikim të mëtejshëm në operacionet e fluturimit (noa.al/M.D)