Senatorët amerikanë në Serbi: Të ardhmen e keni me ne, jo me Rusinë!

INA
INA

26 Maj, 2023

Dy senatorë amerikanë kanë qëndruar në Beograd në kuadër të një vizite në rajonin e Ballkanit Perëndimor, gjatë së cilës i përcollën një mesazh të qartë presidentit Aleksandër Vuçiçq.

Chris Murphy, anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit dhe Gary Peters, nga Komiteti i Shërbimeve të Armatosura, i kanë treguar kreut të shtetit serb se nuk është në dobi të asnjë vendi të mbështesë regjimin e Vladimir Putinit dhe Serbia duhet të harmonizohet me perëndimin në qasjen ndaj Rusisë.

“Marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë janë të një rëndësie thelbësore. Shtetet e Bashkuara mbështeten në Serbinë si partner ekonomik dhe politik. Sa herë që jam këtu, kam nevojë të theksoj se partneriteti ynë ekonomik është duke u forcuar, ne po forcojmë partneritetin tonë në fushën e diversifikimit të burimeve të energjisë dhe sigurisht që dëshirojmë që Serbia t’u bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, por ne e vlerësojmë që Serbia votoi me ne në Kombet e Bashkuara”, u shpreh Murphy.

Ai tha se shpreson të vazhdojnë bisedimet me zyrtarët serbë për harmonizimin e politikave lidhur me sanksionet kundër Moskës, duke nënvizuar se “e ardhmja e Serbisë është me SHBA-në dhe BE-në, jo me Rusinë”. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë shtuar këto kohë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi, nga frika e paqëndrueshmërisë së mëtejshme në Evropë në hijen e luftës në Ukrainë. Senatori Murphy theksoi se të dyja palët duhet të hedhin hapat për zbatimin sa më parë të marrëveshjes së arritur në Ohër.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_2051

Abazoviqi ‘humb kontrollin’ në dasmë duke kërcyer (VIDEO)

novi pazar sanxhak

Ushtria dhe avionët serbë shqetësojnë qytetarët e Novi Pazarit (VIDEO)

vucic

Mediat kroate: Vuçiq me video-adresim gati si Millosheviqi në vitin 2000

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Priten tensione në Bosnjë dhe Mal të Zi/ alarmon profesori, doli në shesh skenari i Vuçiqit!

vucic

“Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit

serbi-575x360-1

Ushtrinë në kufi me Kosovën- çfarë i thanë Vuçiqit në telefon nga Shtëpia e Bardhë

shba

Shtëpia e Bardhë thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet

varga eurotalks

Politika e Vuçiçit njësoj si e Millosheviçit, Varga për Eurotalks (VIDEO)

james-rubin-xhejms-

Rubin: Rusia përdor mediat për të zbehur mbështetjen e Ballkanit për NATO-n

INFO

NA NDIQ