Senatori amerikan i drejtohet ashpër Vuçiqit pas lirimit të Radoiçiqit – ja çka i thotë

ina-online
ina-online

06/10/2023

“Jam thellëisht i shqetësuar” ka shkruar senatori demokrat amerikan, Chris Murphy, në një reagim me shkrim pas lirimit të liderit të formacionit paramilitar, Milan Radojçiq, që kreu akt terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Lirimin e Radojçiqit senatori amerikan e quajti veçse tensionim edhe më të më të madh të situatës si dhe “minim i mëtejmë” të perspektivës së zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Murpy iu drejtua Presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të ndërmerrë “masa të menjëhershme” pas lirimit të Radojçiqit, që ky i fundit, të jep llogari për “veprimet e shëmtuara” në Banjskë e që për synim kishte “nxitjen e një konflikti më të gjerë”.

“Autorët që së fundi vranë një rreshter të policisë së Kosovës në veri të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi. Pasojat e atij sulmi mund të kishin qenë katastrofike – armatimi i avancuar dhe niveli i sofistikimit të përdorur tregojnë se kjo ishte një përpjekje e mirëkoordinuar dhe e qëllimshme për të provokuar një konflikt më të gjerë të dhunshëm”.

“Jam thellësisht i shqetësuar se lirimi i Milan Radoiçiqit nga Serbia, i cili mori përgjegjësinë për sulmin, do të rrisë më tej tensionet midis Serbisë dhe Kosovës dhe do të minojë perspektivën për zbatimin e plotë të angazhimeve të marra në Dialogun e lehtësuar nga BE. Presidenti Vuçiç duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të de-përshkallëzuar situatën dhe për të siguruar që ka përgjegjësi për këtë akt të urryer”, ka shkruar senatori Murphy./Bota Sot

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Naim Murseli Liridon

Dyshohet se ia shiti armën Naim Murselit: 30 ditë paraburgim për të arrestuarin e katërt për rastin e Liridona Ademajt

granit plavaa

Sulmohet në burg vrasësi i Liridona Ademajt, ka tentuar dhe vetëvrasjen

aksident kosove

14 automjete të përfshira në aksidentin në Fushë Kosovë, ka edhe të lënduar

protesta cashke

Protesta në Çashkë, disa prindër kundërshtojnë paralelen në gjuhën shqipe

Kodra-e-Diellit_11_1

Më së ftohti dhe më së shumti dëborë në Kodrën e Diellit

notre dame

Helmi që përmban Notre Dame: a mund të vrasë?

rip-600x360

Vdekja e policit në Jarinje po cilësohet e dyshimtë, trupi i pajetë dërgohet në IML

haxhi shala

Specialja arreston komandant ‘Topin’ – Haxhi Shalën

lsdm

LSDM: Mitreski kryetari i Kuvendit, Zeçeviq shef i shtabi zgjedhor

INFO

NA NDIQ