Senatori amerikan letër Blinkenit, i kërkon t’i kushtojë vëmendje Kosovës gjatë tranzicionit në SHBA

Picture of INA
INA

19/11/2024

Senatori amerikan Richard Blumenthal, nga radhët e demokratëve, i ka dërguar një letër Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, duke kërkuar që gjatë tranzicionit të pushtetit, SHBA-ja t’i kushtojnë vëmendje të veçantë situatës së sigurisë në Kosovë.

“Gjatë kësaj faze tranzicioni, ju kërkoj të përdorni të gjitha instrumentet që keni në dispozicion për t’u siguruar që Serbia të mbahet larg dhe e paaftë për të shkelur në territorin e Kosovës. Ne gjithashtu kërkojmë që ju t’i vazhdoni përpjekjet të kushtuara për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe pranimit të Kosovës në OKB”, ka shkruar senatori.

Ai ka shkruar për rrezikun që Serbia ia ka paraqitur Kosovës ndër vite duke përmendur sulmin në Banjskë në shtator të vitit 2023.

Senatori ka kërkuar që të përdoren të gjitha mjetet në dispozicion në mënyrë që të sigurohet që Serbia të mbahet larg territorit të Kosovës.

Blumenthal ka konsideruar se për shkak të qasjes së mëparshme të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, ndaj Rusisë, atëherë edhe administrata e dytë e Trumpit do të bëjë shumë pak për ta inkurajuar paqen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Duke pasur parasysh qasjen e mëparshme të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, ndaj Rusisë administrata e re Trump do të bëjë shumë pak për ta inkurajuar paqen mes Serbisë dhe Kosovës”.

“Agresiviteti i Serbisë ndaj fqinjëve nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Rusisë e cila ka interes të nxisë përçarje në rajone të tjera për të tërhequr vëmendjen nga lufta në Ukrainë… Besoj se kjo do të inkurajojë liderët serbë në përpjekjet e tyre për të minuar sovranitetin e Kosovës”, ka shkruar senatori i njohur amerikan.

Në letër, ai ka përmendur ndërhyrjen humanitare të NATO-s për ta ndaluar gjenocidin në Kosovë në vitin 1999. Megjithatë, sipas senatorit amerikan, ambiciet ekspansioniste serbe nuk zbehen asnjëherë.

TË FUNDIT

MASH: Deri më 5 dhjetor studentët mund të aplikojnë sërish për subvencione për ushqimin

Kasami në takim me udhëheqësit e rinj të SPB Tetovë: Rregullimi i trafikut dhe kaosit në qytet është prioritet

Zëvendësministri Iseni në SPB Kumanovë: Policia nuk do të lejojë cënimin e sigurisë së asnjë qytetari

BDI: UÇK është gjithçka për shqiptarët, jo asgjë ministre Janevska!

Janevska: Inspektorati do të zbardh të gjitha zhvillimet në shkollën e Çellopekit

Sllovenia, destinacioni më i shpeshtë për punëtorët e vendit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË