Senatori zviceran: Zgjedhjet e reja japin zgjidhje vetëm nëse Vuçiç nuk përzihet

ina-online
ina-online

25 Gusht, 2023

Në në një intervistë senatori zviceran, Carlo Sommaruga, deklaroi se nuk e kupton Bashkimin Evropian në raport me Kosovën, së paku në një pikë.

Ai tha se BE-ja në Ukrainë kërkon të mbrohet integriteti i atij vendi nga agresioni rus, por nuk trajtohet njësoj qasja e Serbisë ndaj Kosovës. Ai foli edhe për qeverisjen e kryeministrit Kurti.

Erdhi në Prishtinë për një vizitë 6 orëshe. Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ritheksoi qëndrimet mbi situatën politike në Kosovë. Senatori zviceran, Carlo Sommaruga, foli për zgjedhjet e reja në veri të vendit, masat e BE-së ndaj Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Brukseli.

closevolume_off
“Kurti e di saktë çka do, ka përshtypje të qartë për të ardhmen, synimi i tij është natyrisht ta ruajë sovranitetin e vendit dhe ta integrojë Kosovën përmes proceseve demokratike, dhe kjo është ajo çfarë ne mbështesim, dhe ne mendojmë se këto parime të Kurtit nuk po kuptohen mjaftueshëm në qarqet e BE-së, për këto gjëra po flas unë edhe në Zvicër”, tha Carlo Sommaruga- senator zviceran.

Senatori zviceran, Sommaruga, në jo pak raste ka kundërshtuar qëndrimin e BE-se ndaj Kosovës dhe trajtimin e pabarabartë karshi Serbisë.

“Kosova është në situatë të vështirë në raport me politikën e jashtme, ka presion nga Bashkimi Evropian, ka presin nga SHBA-të, por Zvicra është vetëm për dialog të drejtë, Zvicra e ka qëndrimin e qartë në raport me Kosovën, por mendoj se kryeministri Kurti do ta menaxhojë situatën e shtensionimit dhe zgjedhjet e reja mund të prodhojnë zgjidhje vetëm nëse Vuçiq nuk përzihet dhe nuk krijon kaos përsëri në veri të Kosovës”, është shprehur senator zviceran.

Sommaruga thotë Ballkani rrezikohet nga ndikimi rus dhe BE duhet ta ndalojë këtë.

“Diçka që nuk e kuptoj në BE si integriteti i Ukrainës duhet të mbrohet, e këtu shohim që influenca e Serbisë në Kosovë nuk trajtohet në të njëjtën qasje. Pra shohim këtu dy qasje të ndryshme politike për të njëjtin problem. Mendoj se nuk bëhet fjalë vetëm për Kosovën, por i tërë Ballkani rrezikon nga ndikimi rus”, thotë Carlo Sommaruga.

Ai po ashtu komentoi gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve në Hagë. Tha se derisa drejtësia nuk e ka thënë fjalën e saj, të akuzuarit janë të pafajshëm. Ndërkohë, për ish senatorin Dick Marty, të cilin thotë se e njeh shumë mirë, u shpreh se nuk ka pasur asgjë kundër askujt. Deklaroi se ai vetëm ka dashur ta zbulojë të vërtetën.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia kosoves terroristet veri

Lirohen katër të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë

8525710B-2B1C-4019-A336-2EA5EAD280CF

Shqipëria nuk mbështet deklaratën e Borrellit, qëndron krah Kosovës

epa10534672 Serbia's Defense Minister Milos Vucevic attends the first edition of the Shuman Security and Defence Forum organized by the European Union External Action (EEAS) at the European Parliament in Brussels, Belgium, 21 March 2023.  EPA-EFE/STEPHANIE LECOCQ

Vuçeviq: Serbia, e zhgënjyer me KFOR-in

Ramush-Haradinaj-5

Haradinaj pas takimit me Osmanin: Rreziku është prezent, të bashkëpunojmë me aleatët për të shpëtuar jetë

Screenshot_2023-09-27-12-57-46-259-edit_com.facebook.katana

Ministri Shveçla jep detaje të reja nga aksioni. Ja kush është njëri nga të vrarët

dacic

Daçiq “nuk e di” nëse Radoiçiq është në videon që nxori Sveçla

jusuf buxhovi

Mashtrimi i “konfliktit të grirë” me Serbinë dhe modeli i Donbasit?

Afrim Bunjaku

Qeveria jep 50 mijë euro për familjen e policit Afrim Bunjaku

shaip-kamberi

Kamberi – Vuçiqit: T’i vrasim 100 për 1 është autorësi e juaja

INFO

NA NDIQ