Serbët e shqiptarët bashkë, mbështesin hapjen e urës së Ibrit

Picture of INA
INA

20/06/2024

Hapja e urës së Ibrit prej ditësh është bërë sërish temë qendrore në Kosovë, sado që zyrtarë evropianë thonë se ajo duhet të rikthehet si çështje në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qytetarët shqiptarë të Mitrovicës së Jugut dhe të Veriut e shohin të nevojshme hapjen e Urës. Edhe qytetarët serbë e mbështesin hapjen e urës megjithëse një numër i vogël i tyre vazhdojnë ta kundërshtojnë. Njohës të çështjeve politike dhe të sigurisë në Mitrovicë vlerësojnë se hapja e urës duhet të bëhet në koordinim më faktorin ndërkombëtar.

Ibish Ibishi qytetar shqiptar nga veriu i Mitrovicës çdo ditë kalon në këmbë Urën e Ibrit. Thotë se hapja e saj do të lehtësonte lëvizjen e qytetarëve.

“Si nuk është e nevojshme hapja e urës nuk po shoh ku është pengesa për mos me u hapë sa më parë duhet të hapet do ta lehtësonte jetën e qytetarëve…”, tha Ibishi për RTV21.

Edhe qytetarë të tjerë shqiptarë e shohin si të domosdoshme hapjen e urës. Izet Maxherraj thotë se hapja e urës do të ndihmonte qarkullimin e biznesit së tij i cili gjendet pak metra larg urës.

“Ura s’është dashur të mbyllet fare kjo mbyllja pengon edhe zhvillimit e biznesit kam lokalin këtu afër me kane me qarkulluar kishte pasur biznes ma të mirë sa më parë aq më mirë kurrë far tensione s’mundet me pas”, tha Maxheraj.

“Duhe të hapet ura është diçka që bashkon njerëzit si ndanë po kjo më çuditë pse kujt po i konvenon çka kanë me u stancionu këtu trupat ekforit. Situata nuk është e keqe ndëretnik s’besoj që do kete tensione përveç dikujt që si konvenon. Shumë na lehtëson lëvizje …”, tha njër tjetër qytetarë.

Se Ura e Ibrit duhet të hapet e thonë edhe qytetarët serbë të Mitrovicës së Veriut

‘Duhet gjithqysh duhet të hapet ura për të gjithë qytetarët edhe shqiptarët edhe serbët. Boll me protesta e me tensione ka marrë fund”

”Mendoj se Ura duhet me u hapë gjithqysh edhe kjo është pjesë e Evropës. Ku fshihen kufijtë edhe ne jemi evropian edhe ne kemi mëshirë në shpirt e kemi shpirtin e mirë mendjen e mirë për të gjitha popujt e botës. Unë mendoj se s’do të ketë tensione ka kontakt të mirë mes serbëve dhe shqiptarëve kurrë s’ka qenë më mirë. Serbët lëvizin lirshëm andej nga shqiptarët i shoh çdo ditë që lëvizin me familje ka shumë restorante te mira ku kalojmë mirë. Kam qenë dhe do të jem optimist që të gjithë popujt të jetojnë mes vete”.

TË FUNDIT
2 orë
Kamala Harris siguron mbështetjen e demokratëve, grumbullon 81 milionë dollarë fonde për fushatën
3 orë
Kasami: BDI 20 vjet nuk e bëri decentralizimin, po harxhojnë paratë që fituan derisa ishin në pushtet
4 orë
Serwer: Harrisit mund t’i duket Kosova si Tajvani e Ukraina
4 orë
Stërvitjet e grupeve terroriste, Maqedonci: Shqetësuese, por jemi të përgatitur t’i përgjigjemi çdo kërcënimi
5 orë
Kuvendi sot pritet ti zgjedhë zëvendësministrat

ME TE LEXUARA

18 orë
Themelohet organ i përbashkët i koalicionit VLEN
1 ditë
Qeveria VMRO dhe VLEN parasheh masa të reja për rritjen e natalitetit
18 orë
Pesë të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit sot janë liruar me pushim prej 30 ditësh
24 orë
Ulen çmimet e derivateve të naftës
18 orë
Rasti i Faton Hajrizit: Serbia nuk i përgjigjet Kosovës, MPJD flet me familjen dhe ankohet te vendet e QUINT-it
24 orë
Taravari: BDI kishte 22 vite për të implementuar idetë
18 orë
Halilaj: “Ishim cak i Fatonit për të na vrarë, ai nuk e kishte vrarë ushtarin rus (VIDEO)
24 orë
LSM: Shpenzimet për një familje në Maqedoni për muajin korrik, 60.570 denarë

LEXO MË SHUMË

Kamala Harris

Kamala Harris siguron mbështetjen e demokratëve, grumbullon 81 milionë dollarë fonde për fushatën

Bilall Kasami

Kasami: BDI 20 vjet nuk e bëri decentralizimin, po harxhojnë paratë që fituan derisa ishin në pushtet

daniel server

Serwer: Harrisit mund t’i duket Kosova si Tajvani e Ukraina

ejup maqedonci

Stërvitjet e grupeve terroriste, Maqedonci: Shqetësuese, por jemi të përgatitur t’i përgjigjemi çdo kërcënimi

Kuvendi gashi parlamenti maqedonise

Kuvendi sot pritet ti zgjedhë zëvendësministrat

IMG_4611

Emërohet pasardhësi i Escobarit, kush është diplomati Kasanof

faton hajrizi

Serbia ka dërguar shenja të gishtërinjve në Kosovë, analizat tregojnë se përputhen me ato te Faton Hajrizit

gazmend halilaj

Halilaj: “Ishim cak i Fatonit për të na vrarë, ai nuk e kishte vrarë ushtarin rus (VIDEO)

faton hajrizi

Rasti i Faton Hajrizit: Serbia nuk i përgjigjet Kosovës, MPJD flet me familjen dhe ankohet te vendet e QUINT-it

INFO

NA NDIQ