Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

ina-online
ina-online

03/03/2024

Eksperti amerikan i politikës së jashtme David L. Phillips, ka folur për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila përmes Rregullores për operacionet për paratë e gatshme, ndaloi pagesat në Kosovë me dinarin serb.

Phillips ka deklaruar për gazetën “Bota sot”, se përdorimi i dinarit, nuk duhet të lejohet në Kosovë.

“Qëllimi është integrimi i serbëve të Kosovës në rrjedhën kryesore të Kosovës. Përdorimi i dinarit nuk duhet të lejohet”, ka thënë ish-drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia në New York.

Ai ka këshilluar serbët e Kosovës që të shkojnë në Serbi, nëse duan t’i shpenzojnë dinarët.

“Nëse serbët e Kosovës duan të shpenzojnë dinarët e tyre, ata mund të shkojnë në Serbi dhe të shpenzojnë dinarët e tyre atje”, ka shtuar ish-zyrtari i Departamentit i Shtetit.

Më 17 janar, Banka Qendrore e Kosovës miratoi një rregullore për operacionet për paratë e gatshme, sipas së cilës, monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro.

Rregullorja ka hyrë në fuqi me 1 shkurt.

Bashkimi Europian ka kërkuar që çështja e rregullores së BQK-së të diskutohet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Emisari special për dialogun Miroslav Lajçak, zhvilloi të martën në Bruksel, takime të ndara me palët nga Kosova dhe Serbia dhe më pas takimin trepalësh, ku temë kryesore ishte Rregulloja e BQK-së./BS

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1058

Irani thotë se ka përfunduar me sulmin ndaj Izraelit, i kërkon SHBA-së të “qëndrojë larg”

08640000-0a00-0242-2f7c-08d9c5599401_w408_r1_s

Irani nis dronë drejt Izraelit si shenjë hakmarrjeje

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

INFO

NA NDIQ