Serbët në kufirin e Preshevës ndalojnë tre shqiptarët e Maqedonisë me 51 mijë euro, ja detajet/FOTO

0

Doganierët në bashkëpunim me policinë në dalje të vendkalimit kufitar në Preshevë kanë gjetur 51.000 euro të padeklaruara, të paketuara në qese najloni në ulësen e pasme të veturës.

Rasti u zbulua në veturën “Audi” me targa sllovene, me të cilën po udhëtonin nga Sllovenia për Maqedoni tre shtetas të maqedonisë, me kombësi shqiptare, të cilët kishin deklaruar se punojnë në ndërtimtari.

Kur u pyetën nga dogana nëse kishin ndonjë gjë për të raportuar, udhëtarët u përgjigjën se nuk kanë asgjë për të deklaruar.

Megjithatë, gjatë inspektimit të makinës, doganierët gjetën një qese najloni në ulësen e pasme 51.000 euro.

Pas deklaratës se paratë janë të përbashkëta, dogana atyre u ktheu nga 10.000 euro ndërsa 21.000 euro u ndaloi.(INA)

  

Komentet

komentet