Serbët në veri me thirrje për bojkot të bizneseve shqiptare

Picture of ina-online
ina-online

28/08/2024

Pas hapjes së disa bizneseve në pjesën veriore të Kosovës, televizioni ka siguruar thirrje të cilat po bëhen në rrjete sociale për të bojkotuar bizneset e shqiptarëve ku edhe janë kërcënuar qytetarët e komunitetit serb se nëse frekuentojnë këto biznese do të fotografohen dhe sanksionohen.

Një pronar i një biznesi i cili vepron në veri të Mitrovicës tash e shumë vite i tha televizionit se nuk kanë hasur deri më sot në probleme të tilla ndonëse në biznesin e tyre kanë të punësuar edhe nga radhët e komunitetit serb. Policia thotë se nëse hasin në raste të tilla do të veprojnë.

Punimet i kanë nisur tash e 1 muaj.

Ngjashëm kanë punuar edhe disa biznese shqiptare në veri të Mitrovicës.

closevolume_off
Ndonëse disa prej tyre tashmë janë hapur, ka disa thirrje kundër bashkëpunimit nga komuniteti serb, që po qarkullojnë ditëve të fundit.

Tëvë1 ka siguruar mesazhe ku iu kërkohet qytetarëve të komunitetit serb të bojkotojnë bizneset shqiptare, duke i kërcënuar sic thuhet, “përmes fotografive për t’u sanksionuar pastaj” nëse hyjnë në këto biznese, referuar një marketi që është hapur së fundi.

“Edhe njëherë, i lusim njerëzit tanë të mos afrohen “meridianit”, të gjithë ata që afrohen do të fotografohen dhe të sanksionohen ashpër! Duhet unitet”, thuhet në njërën prej mesazheve.

“Në bazë javore ne i kërkojmë njerëzve tanë që të mos afrohen, të gjithë ata që afrohen do të fotografohen, dhe të sanksionohen rreptësisht”.

E një menaxher biznesi në veri të Mitrovicës, thotë për Tëvë1 se tash e 20 vite që vepron në komunat veriore, nuk kanë hasur në bojkot nga komuniteti serb.

Sipas Gylshen Potokut, rasti i vënies së zjarrit në këtë biznes ende nuk është zbardhur.

“Zyrtarisht në këtë pjesë ku jemi tash jemi tash e katër vite, në kohën e pandemisë kemi dal këtu, si biznes i regjistruar, punëtorë të komunitetit serb ka, punëtorë të komunitetit boshnjak dhe gjithashtu shqiptar. Bojkot nuk ka pas asnjëherë sepse nevojat e tyre i kemi mbushur gjithëherë dhe kemi qenë në shërbim të tyre. Përveç rastit që na janë djegur maunat, nuk ka pasur problem , situata për momentin është e qetë”, tha ai.

Nga ana tjetër, kryesuesi i kuvendit komunal, Nexhat Ugljanin, nuk i përjashton edhe protestat.

“Janë disa thirrje për bojkot përmes disa portaleve, të cilët po funskionojnë në pjesën veriore. Duhet me qenë të përgatitur për qato llojë protesta dhe bojkotimi në mënyrë demokratike. Serbëve ju duhet integrimi sepse ajo që ka qenë më herët me marrëveshjen e Brukselit nuk ka ndodhur integrimi duhet me ndodh hap pas hapi”, tha ai.

E zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se do të shqyrtohen këto mesazhe për të cilat u njoftua nga televizioni.

TË FUNDIT
7 orë
Dikur quhej “kryeqyteti i Shqipërisë”, sot Janina i gëzohet qindra-mijëra turistëve nga Shqipëria
10 orë
VLEN: Nuk do të lejojmë miratimin e Ligjit të branitellave nëse ai nuk është në paketë me Ligjin për zgjidhjen e statusit të luftëtarëve të UÇK-së
13 orë
Vazhdojnë konvertimet në fenë katolike, vetëm sot rreth 100 persona, mes tyre edhe ish-rektori i UP’së
13 orë
Qeveria javën tjetër në Bruksel do ta prezantoj planin për zhbllokimin e eurointegrimeve
13 orë
Filipçe: Në Ligjin për kredinë nga Hungaria ka korrupsion të madh

ME TE LEXUARA

10 orë
VLEN: Nuk do të lejojmë miratimin e Ligjit të branitellave nëse ai nuk është në paketë me Ligjin për zgjidhjen e statusit të luftëtarëve të UÇK-së
19 orë
Zgjerohet lista pozitive, ilaçet e reja janë për tension, sëmundje të zemrës, demencë
7 orë
Dikur quhej “kryeqyteti i Shqipërisë”, sot Janina i gëzohet qindra-mijëra turistëve nga Shqipëria
19 orë
Kryeministri Kurti siguron libra falas për nxënësit e Luginës së Preshevës
18 orë
Konjufca priti Spiropalin në Prishtinë: Për Shqipërinë, kosovarët luftuan me dekada (VIDEO)
17 orë
Ligji i “branitellave”, deputetët e VLEN-it e lëshojnë seancën
22 orë
Haradinaj: Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush
16 orë
Fronti Europian nuk i përjashton protestat
22 orë
23 vite nga “11 Shtatori”, SHBA kujton sot sulmet më të mëdha terroriste që shkaktuan mbi tre mijë viktima

LEXO MË SHUMË

IMG_7425

Dikur quhej “kryeqyteti i Shqipërisë”, sot Janina i gëzohet qindra-mijëra turistëve nga Shqipëria

vlen llogo

VLEN: Nuk do të lejojmë miratimin e Ligjit të branitellave nëse ai nuk është në paketë me Ligjin për zgjidhjen e statusit të luftëtarëve të UÇK-së

konvertimet katolik nga musliman mysliman

Vazhdojnë konvertimet në fenë katolike, vetëm sot rreth 100 persona, mes tyre edhe ish-rektori i UP’së

Maqedonia-Shqiperie-BE-EU-Bruksel-Bashkimi

Qeveria javën tjetër në Bruksel do ta prezantoj planin për zhbllokimin e eurointegrimeve

venko filipce

Filipçe: Në Ligjin për kredinë nga Hungaria ka korrupsion të madh

Kuvendi gashi parlamenti maqedonise

LSDM dhe VMRO-DPMNE bashkërisht votuan nevojën për miratimin e Ligjit për ”Branitellat”, VLEN braktisi seancën

deputetet vlen

VLEN: Është e papranueshme të bëhen avancime për “Branitellat”, pa u miratuar Ligj për ish-pjesëtarët e UÇK-së!

ali ahmeti ziadin sela fronti

Fronti Europian nuk i përjashton protestat

Kuvendi gashi parlamenti maqedonise

Ligji i “branitellave”, deputetët e VLEN-it e lëshojnë seancën

INFO

NA NDIQ