Serbi 66-vjeçar vret bashkëshorten e tij në Zvicër

0

Në rrugën “Ruhsitzstrasse” në St. Gallen, policia ka realizuar një operacion në shkallë të gjerë. Ajo ishte mobilizuar pas një vrasje në këtë qytet.

Mëngjesin e së premtes, në St. Gallen është kryer një krim i dhunshëm, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Sipas asaj që shkruan policia zvicerane, në një banesë të qytetit është gjetur një grua e vdekur. Ajo e ka konfirmuar praninë e saj të madhe në Ruhsitzstrasse. Sipas dëshmive të një fqinji, një person është marrë nën pranga.

Sipas zëdhënësit të policisë, Hanspeter Krüsi, bashkëshorti 66-vjeçar i kombësisë serbe ka pasur një mosmarrëveshje me gruan e tij 60-vjeçare. Burri më në fund kishte thirrur policinë dhe ka deklaruar se gruaja e tij ishte plagosur gjatë një mosmarrëveshje. Si duket, bëhet fjalë për një mosmarrëveshje të dhunshme: Si pasojë e lëndimit të rëndë në kokë, gruaja kishte vdekur, ka deklaruar Krüsi, informon Shtegu.com. Se çfarë ka ndodhur midis tyre, tani do të hetohet. Në lojë nuk kanë qenë ndonjë armë zjarri apo thikë.

Serbi është arrestuar menjëherë. Policia e Kantonit St. Gallen dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore tani do të hetojnë se si është vrarë gruaja. Prokurori publik i kantonit në St. Gallen ka hapur një çështje penale kundër burrit.