Të premten, Policia e St. Gallen u thirr të ndërhyjë në një lokal, pasi një qytetar i nacionalitetit serb nuk sillej si duhet.
Ai rezistoi dhe nuk donte të lejonte policinë të kontrollonin, kështu që arriti të ngufasë njërin e të pështyjë policët e tjerë, përcjell albinfo.ch.
“Ai u sulmua dhe madje e kapi një polic nga qafa dhe e mbyti atë. Shërbimet e urgjencës përdorën më pas sprej piper”, u tha në njoftimin e policisë.
Serbi u arrestua me ndihmën e një pale të tretë dhe u dërgua në stacionin policor, shkruan Blick.
Pas dërgimit atje, përsëri i njëjti ka vazhduar me sjelljet abuzive duke fyer dhe kërcënuar punonjësit, madje ka tentuar t’i pështyjë vazhdimisht dhe t’i gjuajë me goditje në kokë.
Oficerët vendosën që 44-vjeçari të merret në pranga brenda natës.
Serbi 44-vjeçar, dyshohet për dhunë dhe kanosje ndaj zyrtarëve, pengim i veprës zyrtare dhe do të mbahet në paraburgim për 30 ditë, shkruan Blick