Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka përfunduar ende, të përkushtuar për një marrëveshje finale mes palëve mbetën edhe ndërkombëtarët.
E së fundmi dialgoun e ka lidhur me rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së, komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.
Ajo ka deklaruar të martën se rruga evropiane e Kosovës varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe jo “përmes veprimeve të njëanshme”.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti austriak Gunther Fehlinger.
Ai shprehet mjaftë kritikues për komisioneren Marta Kos duke u shprehur që e njejta nuk është kompetente dhe as nuk ka mjaftueshëm përvojë në atë që bënë dhe flet.
“Komisionerja e re e BE-së, Marta Kos, është një zhgënjim i plotë.
Ajo nuk duhej të ishte miratuar kurrë nga Parlamenti Evropian pas emërimit të saj nga Qeveria e brishtë e majtë Socialiste Sllovene.
Ishte e qartë se ajo nuk është kompetente dhe as me përvojë të mjaftueshme për një punë kaq të lartë në kohë lufte. Zgjerimi është mjeti më i rëndësishëm që ka BE-ja dhe është një tragjedi që kemi përsëri një mospërputhje të tillë në këtë pozicion vendimtar.
Ishte e qartë se ajo do të dështojë.
Tani askush nuk duhet të habitet që ajo po dështon.
Do të përkeqësohet vetëm nga tani e tutje”, u shpreh ai.
Tutje, eksperti shton që shpresa për të u përmisuar BE është nëse drejtimin e merr Qeveria Gjermane.
Gjithashtu Fehlinger thotë që deklarata e Kos nuk është e drejtë ndaj Kosovës dhe e njejta duhet refuzohet plotësisht.
“Shpresa e vetme është që Qeveria Gjermane të marrë drejtimin e zgjerimit të BE-së.
Hapi i vetëm logjik në luftë është të marrë të gjithë Ballkanin Perëndimor pro-BE, Ukrainën dhe Moldavinë, në BE deri në vitin 2029 dhe të ngrijë Serbinë dhe Gjeorgjinë, të cilat për fat të keq janë të pushtuara politikisht nga Rusia.
Thënia e Marta Kos se Kosova së pari duhet të pajtohet me Serbinë e kthen Kosovën në një koloni serbe me fuqinë e BE-së dhe është krejtësisht e papranueshme dhe duhet të refuzohet plotësisht.
Kosova është një shtet sovran evropian që po i bashkohet BE-së dhe vetëm BE-ja dhe Kosova kanë të drejtë fjale në këtë anëtarësim.
Serbia nuk është në BE dhe Serbia nuk është Kosovë, kështu që Serbia nuk ka të bëjë fare me anëtarësimin e Kosovës në BE.
Ne e kemi zgjidhur këtë në vitin 1999 me ndërhyrjen tonë ushtarake dhe në vitin 2008 me ndërhyrjen tonë politike me anë të njohjes.
Kjo është zgjidhur dhe është zgjidhur”, shpjegon eksperti.
Duke vazhduar bisedën Fehlinger shprehet se Kosova dhe Bosnja duhet të anëtarësohen menjëherë në NATO dhe së bashku me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut të hyjnë në BE deri në vitin 2029. Serbia duhet të mbetet jashtë derisa të njohë Kosovën, të shkëputet nga Rusia dhe të përballet me krimet e së kaluarës, përfshirë dëmshpërblimet për gjenocidet e viteve ’90. Vetëm kështu mund të transformohet dhe të pranohet në BE në të ardhmen.
“Serbia dhe Kosova janë dy vende sovrane për të diskutuar çështjet e tyre dypalëshe, por sigurisht që Beogradi nuk mund të ketë të drejtë votoje për anëtarësimin e Kosovës në BE.
Nëse Marta Kos ka një pikëpamje tjetër, ajo është personi i gabuar në këtë punë, më mirë duhet të japë dorëheqjen.
Le të jemi të qartë, përsëri
Kosova dhe Bosnja duhet të bashkohen me NATO-n tani dhe me BE-në në vitin 2029 së bashku me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut dhe Serbia duhet të shtyhet derisa Serbia të jetë vërtet pjesë e Botës së Lirë dhe ta tregojë këtë me njohjen e Kosovës dhe shkëputjen e plotë nga dominimi rus. Dhe vetëm në këtë mënyrë Serbia do të ndryshojë si shteti i fundit në Ballkan dhe kjo tronditje izolimi do të përqendrojë mendjet dhe zemrat e serbëve për të votuar elitën politike pro-perëndimore në pushtet. Dhe vetëm kjo do ta transformojë Serbinë kur të jetë e qartë se Serbia do të duhet të përmbushë të gjitha kushtet e kërkuara nga Bosnja, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut si anëtarë të BE-së, përfshirë dëmshpërblimin e luftës për luftërat gjenocidale të Serbisë në vitet 1990. Dhe pa këtë proces të përballimit të krimeve të luftës serbe dhe pagesës për gjenocidet kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve, Serbia nuk mund t’i bashkohet kurrë BE-së gjithsesi”, thotë ai.
Në fund eksperti kritikon ashpër Marta Kos, duke thënë se ajo nuk po tregon të vërtetën dhe për këtë arsye duhet të japë dorëheqjen. Sipas tij, Kosova është viktimë e gjenocidit dhe nuk duhet të barazohet me Serbinë përmes dialogëve që i japin legjitimitet një regjimi pro-rus dhe të pabesueshëm si ai serb.
Serbia nuk duhet të afrohet me BE-në pa ndryshime thelbësore, dhe qëndrimi i Marta Kos po dëmton projektin evropian në Ballkan.
“Nëse Marta Kos ka shumë frikë ta thotë këtë të vërtetë, ajo është personi i gabuar në këtë punë dhe më mirë të dalë në pension dhe të japë dorëheqjen.
Kosova është e lirë dhe do t’i bashkohet NATO-s dhe BE-së, ndërsa Serbia është një përfaqësuese e Rusisë dhe derisa kjo të ndryshojë, Serbia nuk do t’i bashkohet kurrë BE-së dhe nuk kemi nevojë për skena e një të ashtuquajturi Dialogu për të zhvendosur lojën e fajit mbi viktimën e gjenocidit, Kosovën dhe për t’u afruar me regjimin serb, i cili ka humbur të gjithë besueshmërinë edhe tek studentët dhe populli serb, dhe Marta Kos e di shumë mirë.
Është shumë për të ardhur keq që ajo mori këtë punë dhe që po performon kaq keq, po dëmton projektin evropian.
Ajo me të vërtetë duhet të japë dorëheqjen”, përfundoi eksperti austriak, Gunther Fehlinger për “Bota sot”.