Serbia blen armatim 620 milionë dollarë nga Kina

0

Serbia po vazhdon të furnizohet me armatim nga dy shtetet mike të saj, shteti i Rusisë dhe aj i Kinës, por çka vihet në pah është se armatosja e serbëve nuk po komentohet dhe nuk ka asnjë reagim nga Bashkimi Evropian.

Bashkimi Evropian po vazhdon të zgjedh heshtjen dhe të bën sikurse nuk po di asgjë përballë blerjeve me armatim nga Serbia. Së fundi Serbia ka blerë armatim nga shteti i Kinës në vlerë totale prej 620.3 milionë dollarë amerikane, ku për herë të parë ka inkuadruar në sistemin ushtarak të saj tani edhe dronët të cilët mbajnë raketa dhe mund të gjuajnë nga distanca të caktuara.

Deri në fund të vitit, ushtria e Serbisë do të blejë nga Kina 12 sisteme raketash dhe artilerie me rreze të shkurtër për mbrojtje kundër sulmeve ajrore, sistem anti-aeroplan FC-3 të prodhuar nga kinezët. Në këto kontrata parashihet modernizimi i luftëtarëve MiG-29, i cili i referohet integrimit të aeroplanëve shtesë, përfshirë modifikimin e radarëve dhe raketave të reja ajër-ajër dhe tokë-ajër, pastaj blerjen e sistemeve franceze të transmetimit të dritës PVO Mistral 3 dhe raketave dhe dronëve kinezë CH-92A, të cilat tashmë kanë mbërritur dhe janë paraqitur publikisht në 4 korrik në Aeroportin e Batajnicës, transmeton Gazeta Metro.

Në fund të qershorit, Serbia prokuroi gjashtë drone luftarake kineze të armatosura me raketa të drejtuara nga laseri, që është vendosja e parë e tillë e mjeteve ajrore pa pilot në Evropë. Armatimi i ushtrisë serbe kryesisht bazohet në teknologjinë e mëparshme sovjetike, dhe vitet e fundit, Beogradi ka prokuruar aeroplan luftarak MiG 29, raketa, helikopterë, tanke dhe transportues të personelit të blinduar, shkruan Reuters