Serbia do të detyrohet ta pranojë Kosovën – Njohja e ndërsjellë kur Serbia të pranohet në BE

Iliria News Agency
Iliria News Agency

07/03/2023

Përderisa vëmendja e opinionit është përqendruar në propozimin evropian dhe pranimin eventual të Kosovës në OKB, qarkullojn qëndrimet se “njohja e ndërsjellë” nënkupton mundësinë kur Serbia pranohet në BE. Pra edhe nëse tash evitohet pranimi i Kosovës në OKB, që vlerësohet si njohje jo formale, për disa vite nga Serbia do kërkohet edhe njohja formale, thonë analistët, shkruan “Nova” transmeton “Bota Sot”.

Fjalia që thuhet e pavërejtur në tekstin e implementimit të propozimit është se njohja e ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës do vij me rastin e hyrjes së tyre në BE.

Në pjesën e propozimit evropian për Kosovës ku krahasohet me modelin e dy Gjermanive thuhet: “Republika Federale e Gjermanisë kurrë se ka njohur Republikën Demokratike të Gjermanisë dhe anasjelltas, por marrëveshja e vitit 1972 ju mundësoj të dy vendeve të pranojnë realitetin dhe zhvillimin e raporteve me vendet perëndimore. Nëse Serbia dhe Kosova synojnë të bëhen pjesë e BE-së shumë shpejt do vij normalizimi dhe njohja e ndërsjellë, aktualisht kërkohet bashkëpunimi dhe raportet e qeta”.

Analisti Boshko Jakshiç thotë se të gjithë e kanë të qartë se po shkohet drejt kësaj, por kjo nuk do ndodhë me vjet.

“Serbia dhe Kosova realisht janë larg anëtarësimit në BE, kështu diplomatët evropian japin kohë të mjaftueshme për krijim paqes mes tyre, Kjo është çështje e viteve, që Beogradi edhe Prishtina më lehtë të ‘përpijnë’ marrëveshjen. Kjo që shohim është shkathtësia e shkrimit të dokumentit dhe përkushtimi i perëndimit për problemin e Kosovës”, thotë Jakshiç.

Drejtori i Qendrës për politikë bashkëkohore Nemanja Todoroviç Shtiplija shprehet se “ Dihet se fundi i procesit është euro-integrimi. Serbia duhet nënshkruaj marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Prishtinën dhe në fund të rrugës të pranoj pavarësinë, kjo mundëson vazhdimin e rrugës evropiane për Kosovën, mbase edhe shikimin ndryshe nga disa vende mos njohëse, ndoshta e njohjen”.

Nga ana tjetër kreu i Lëvizjes Evropiane në Serbi Dushko Lopandiç thotë se kjo është ndryshim qëndrimi i pozicionit të BE-së për dialogun dhe bisedimeve për qasje me Serbinë në vitin 2014.

“Aty nuk përmendet njohja si parakusht, që është logjike kur dihet se ka vende nga BE që nuk e kanë njohur Kosovën, por nuk është e qartë si Serbia erdhi në këtë pozitë që të arrihet konsensus në BE rreth dokumentit” tha ai.

Të përkujtojmë se në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel mes Vuçiq dhe Kurti, palët pranuan në parim planin evropian për Kosovën.

Vuçiq nuk ka dashur të nënshkruaj, për shkak pikës 4 ku thuhet se Serbia duhet të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare pra edhe OKB, që do thotë njohje jo formale e Kosovës.

Në përpjekje për të “lehtësimit”, diplomatët evropian krijuan dokumentin udhërrëfyes ku thuhet se Kosova mund të bëhet pjesë e OKB-së vetëm me pajtimin e anëtarëve të përhershëm të KS të OKB-së – Francës, Britanisë, ShBA-ve, Rusisë dhe Kinës.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Labinota-Murtezi.png

Labinotë Demi Murtezi paditet për diskriminim të personave LGBTIQ+

Albin Kurti Shkup

Kurti tregon pse nuk mori pjesë në Samitin e Tiranës

shaip kamberi vucic

Kamberi publikon listën e kërkesave që ia dorëzoi Vuçiqit

Hovenier

Hovenier: Marrëveshja e Ohrit mbetet ligjërisht obligative.

Liridona ademaj

Pas kthimit në rigjykim të rastit të Marigona Osmanit, reagon vëllai i Liridona Ademajt

radoicic radojcic spiric

VIDEO: Radoiçiq grushton ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut

Oleksiy Goncharenko

Deputeti ukrainas porosi për Kosovën: Armatosuni, askush nuk ju mbron!

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Njëri 6 muaj burgim, tjetri 6 mijë euro gjobë – dënohen dy serbët për sulm ndaj KFOR-it në veri

bislimi-petkovic-lajcak

Nis takimi trepalësh në Bruksel për çështjen e dinarit serb

INFO

NA NDIQ