Ministri i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale Nemanja Staroviq deklaroi se Qeveria e Serbisë do ta shpallë ditën e martë më 18 mars ditë zie për shkak të zjarrit në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Ai ka thënë se me iniciativën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq do të shpallet ditë zie.
“Nesër Qeveria serbe do ta shpallë të martën, më 18 mars, ditë zie në të gjithë territorin e Republikës së Serbisë, kjo është më e pakta që mund të bëjmë në këtë moment”, tha Staroviq për TV Prva.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha se të paktën 51 persona humbën jetën në një zjarr që shpërtheu mbrëmë në një diskotekë në Koçan, rreth 100 kilometra në lindje të Shkupit. Më shumë se 100 persona u plagosën.
Sipas vlerësimeve fillestare, rreth 1.500 njerëz morën pjesë në koncertin në diskotekë.
Serbia e shpallë 18 marsin ditë zie për tragjedinë në Maqedoninë e Veriut


Ina Online
16/03/2025
TË FUNDIT