Plani serb po vazhdon në heshtje për shlyerjen e shqiptarëve në tre komunat shqiptare Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu ka nxjerrë shifra rreth pasivizimit të shqiptarëve në disa vendbanime të kësaj krahine, përcjell INA.
“Pasivizimi. Procesi i pasivizimit ia ka hequr të gjitha të drejtat shqiptarëve të Medvegjës, i ka defaktorizu nga jeta politike, dhe jo vetem.
Për të vërtetuar pretendimet e tona se procesi i pasivizimit është selektiv, po paraqes dy tabela ku njëra paraqet uljen e votuesve tek vendbanimet me shumicë shqiptare dhe tabela tjetër paraqet uljen e votuesve tek vendbanimet me shumicë serbe në Medvegjë.
Tabelat janë marr nga punimi shkencor “Politika pasivizuese e Serbisë ndaj pakicës shqiptare” i autores Flora Ferati-Sachsenmaier”, shkroi Lutfiu në Facebook.