Serbia me masa të reja gjatë fundjavës, mbyllje e pjesërishme

0

Autoritetet serbe kanë paralajmëruar masa të reja shtrënguese gjatë fundjavës për të parandaluar përhapjen e infektimeve me koronavirus. Sipas një njoftimi të shpërndarë në media, bëhet e ditur për masa të reja që nënkuptojnë një mbyllje dhe kufizime të pjesërishme në Serbi.

Sipas planit të Qeverisë, këto aktivitete do të jenë të hapura dhe do të punojnë pjesërisht gjatë fundjavës:

Të gjitha marketet dhe shitoret ushqimore do të punojnë deri ora 21.00, tregu nga ora 06 deri në ora 15.00, teatri dhe kinematë deri në ora 17.00, ndërsa do të jenë të hapura tërë kohën barnatoret dhe pompat e benzinës.

Ndërsa nuk do të lejohen aspak të punojnë: gastronomia, restoranet, kafeteritë, qendrat tregtare, lojrat për fëmijë, bastoret, frizeret dhe sallonet e bukurisë, fitnes qendrat dhe pishinat, por edhe dyqanet e tjera të shitjes të lëmive të ndryshme. (INA)