Serbia në këmbë pas deklaratës së KFOR-it se ROSU mund të shkojë në veri pa lejen e askujt

0

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të KFOR-it, Vincenzo Grasso.

Grasso ka deklaruar se njësitë speciale të policisë së Kosovës, ROSU, mund të shkojnë në veri pa lejen e KFOR-it, por jo edhe FSK-ja.

“Kemi kërkuar sqarim nga KFOR-i, që sa më parë të na sqarojë çfarë ka dashur të thotë përfaëqësuesi i KFOR-it kur ka thënë se ROSU pa paralajmërim mund të hyjë në veri të Kosovës. Ne e kundërshtojmë secilën ide që ROSU, forcat e sigurisë, apo kushdo tjetër, mund të hyjë në veri të Kosovës pa pajtimin dhe ftesën e katër kryetarëve të komunave”, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes.

Grasso në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, ka thënë se njësitë speciale të Policisë së Kosovës të armatosur edhe me pushkë të gjata kanë mandat që të funksionojnë në tërë Kosovën pa pasur nevojë që të marrin miratimin e dikujt.

“Ekziston tendenca që pandërprerë flet se si KFOR-i mund të lejoj ose jo lëvizjen e forcave kosovare të sigurisë në veri të Kosovës, mirëpo vazhdimisht i shmangen pjesës së dytë të deklaratës sonë dhe marrëveshjen e presidentit Vuçiq të vitit 2013 me sekretarin e NATO-s, që kryetarët e veriut të Kosovës duhet të japin pajtimin”, ka deklaruar ai.

Ai thotë se presin nga KFOR-i që ta sqarojë këtë deklaratë.