Serbia në presione të mëdha, paralajmërohet njohja e Kosovës – këto shtete të fuqishme e mbështetën Vuçiqin për “muri”

INA
INA

12/01/2024

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi vazhdojnë të jenë të tensionuara, derisa viti 2024 po shihet si një vit sfidues për dialogun ndërmjet dy vendeve dhe arritjes së një marrëveshjeje finale.

E në mesin e shumë çështjeve të diskutuara në raport në dialogun mes dy palëve (Kosovës dhe Serbisë), është përfolur mjaftë shumë edhe njohja e pavarësisë së vendit tonë nga shteti serb.

Së fundi, janë vënë re presionet që po i bëhen presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me këtë çështje.

Para disa ditësh, ishte Vuçiq a që e konfirmoi se Evropa po i kërkon Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“De facto ose de jure. Kjo po kërkohet. Le të mos gënjejmë për këtë gjë. Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian po e kërkon këtë”, tha Vuçiq për një televizion serb më 7 janar.

Duke folur lidhur me atë nëse qytetarët e Serbisë mund të pajtohen që shteti të futet në BE, Vuçiq tha se është për këtë gjë, por gjysma e qytetarëve janë për dhe gjysma tjetër kundër hyrjes në BE.

Ai po ashtu tha se qytetarët e Serbisë po ashtu nuk pajtohen sa i përket Kosovës.

“Ne mund ta gënjejmë veten se kemi pajtim për këtë çështje. Sigurisht që nuk kemi. Sigurisht që një pjesë mendon se Kosova duhet të dorëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur sepse Serbia do të ishte më e shëndetshme, por ata këtë nuk e thonë dhe nuk duhet ta thonë publikisht. Të tjerët do të thonë se ‘Kosova dhe Metohia’ duhet të mbrohet me çdo kusht, por pa mua dhe fëmijët e mi”, tha ai.

E pas këtyre deklaratave, po vërehet presioni i ndërkombëtarëve mbi Vuçiqin, derisa po shihen si sinjal për një përshpejtim të marrëveshjes finale mes dy vendeve.

Shabani: Beogradi është nën presione të llojeve të ndryshme

E në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Amir Shabani. Së pari, ai tha se shtetin serb e pret një vit sfidues më Kosovën, derisa përmendni edhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Në vitin që veç më kemi hyrë, nuk ka dyshim se Serbinë e pret një vit sfidues sa i përket marrëdhënieve me Kosovën dhe qeveria e re do të ballafaqohet me sfida të shumta lidhur me këtë çështje, duke filluar nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit e deri te përpjekjet për të inkorporuar plotësisht planin franko-gjerman në Kapitulli 35 i kornizës së negociatave me Bashkimin Evropian”.

Për këtë, Shabani paralajmëroi rritje të presionit ndaj Serbisë për të arritur një marrëveshje me Kosovën.

“Pritshmëritë janë të ndryshme, nëse viti 2024 mund të jetë vendimtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, mirëpo pritet rritje e presionit si ndaj Beogradit ashtu edhe ndaj Prishtinës për të arritur një zgjidhje.

Duket se kësaj radhe, BE-ja po e koncentron presionin më shumë mbi Serbinë. Beogradi është nën presione të llojeve të ndryshme, si në lidhje me përafrimin me politikën e jashtme të përbashkët, ashtu edhe për kërcënime të tjera hibride, por megjithatë sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës akoma s’janë larguar dhe kjo e fundit është e paarsyeshme”, theksoi ai.

Ndër të tjera, parashikoi se viti 2024, mund të jetë vit i ndryshimeve gjeopolitike brenda BE-së në raport me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar vazhdimisht se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve duhet të përmbyllet me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky vit mund të ketë ndryshime gjeopolitike brenda BE-së në raport me rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi që turbulencat e njëpasnjëshme që janë shkaktuar kryesisht nga Serbia, kanë rrezikuar paqen dhe stabilitetin edhe në nivel rajonal” përfundoi Amir Shabani për “Bota sot”.

Mehazi: Presione të fuqishme, presidentit të Serbisë i vijnë edhe nga fuqitë e mëdha SHBA, BE dhe Britania e Madhe

Kurse, profesori Sulejman Mehazi në një bashkëbisedim me “Bota sot” u shpreh se presionet ndaj Vuçiqit në lidhje me Kosovën janë rritur. Kjo sipas tij, ka ndodhur pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare serb, derisa fuqitë e mëdha po i bëjnë presion që ta njohin Kosovën.

“S’e presionet ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, janë të mëdha në lidhje me Kosovën vërehet muajve të fundit, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare serbe të dhjetorit. Pikësëpari Vuçiqit i vijnë presionet brenda Serbisë nga partitë opozitare serbe të cilat për shkak zgjedhjeve të pandershme e kriminalizuese me protestat e përditshme nuk pranojnë fitoren e partisë së Vuçiqit, presionet të fuqishme presidentit të Serbisë i vijnë edhe nga fuqitë e mëdha SHBA-të, BE-ja dhe Britania e Madhe që pa humbur kohë e sa më shpejt Serbia de fakto dhe de juro ta njoh Kosovën”, deklaroi profesori.

Krahas kësaj, Mehazi përmendi edhe personat që ushtruan presion ndaj Vuçiqit, në këtë rast tha se ishin Hovenier, Lajçak dhe Cameron.

“Së pari, presionet presidentit të Serbisë, Vuçiqit, para zgjedhjeve parlamentare serbe i erdhën nga SHBA-të, nga Sekretari i SHBA-ve, Blinken, dhe ambasadori i SHBA-se në Kosovë, Hovenier, që porositën qeverinë e Serbisë të pranojë asociacionet serbe brenda kushtetutës së Kosovës, presionet për ta njohur Vuçiqi Kosovën erdhi edhe nga përfaqësuesi kryesor i BE-së për Kosovën, Miroslav Lajçak, i cili befasoi qytetarët e Kosovës me deklaratën e tij “se për asociacionet e pakicës serbe në Kosovë do pyetet qeveria e Kosovës e jo Serbia”.

Presionet e fundit ndaj Vuçiqit erdhën edhe nga Sekretari Britanik, David Cameron, i cili hapur e qartë kritikoi Serbinë në Parlamentin e Britanisë së Madhe, për sulmet terroriste serbe në Banjskë të Zveçanit” – shpjegoi ai.

Në fund, profesori shtoi se për shkak të presioneve të SHBA, BE dhe Britanisë, e detyruan Vuçiqin të flaës për kërkesën e njohjes së Kosovë.

“Për shkak presioneve të gjithanshme qeveria e Serbisë pranoi edhe targat e Kosovës. Të gjitha këto presione ndërkombëtare nga treshja e fuqishme botërore SHBA, BE dhe Britania e Madhe e kanë detyruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin, të dorëzohet para Kosovës duke deklaruar në televizionin serb Pink, s’e: “De facto ose de jure. Kjo po kërkohet. Le të mos gënjejmë për këtë gjë. Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian po e kërkon këtë”, citoi Vuçiqi”, përmbylli Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

radoicic radojcic spiric

VIDEO: Radoiçiq grushton ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut

Oleksiy Goncharenko

Deputeti ukrainas porosi për Kosovën: Armatosuni, askush nuk ju mbron!

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Njëri 6 muaj burgim, tjetri 6 mijë euro gjobë – dënohen dy serbët për sulm ndaj KFOR-it në veri

bislimi-petkovic-lajcak

Nis takimi trepalësh në Bruksel për çështjen e dinarit serb

arbana xharra enes goga

Gazetarja Arbana Xharra fiton betejën ligjore kundër Kryeimamit Enes Goga, ky është vendimi

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Anulohet seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së

reinhard_butikofer

Eurodeputeti gjerman: Serbia me Vuçiqin, ka zero shanse për BE

vjosa Osmani

Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin për Ukrainën në Tiranë

plaku milaim motel

Nxehet Plaku: O Pleq dinja hallin vetit, mos shkoni në motele mu ba horë e me vdekë aty? (VIDEO)

INFO

NA NDIQ