Serbia ngurron t’ia dorëzojë Hagës dy radikalët, prokurori Brammertz në Beograd

0

Ngurrimi i Serbisë që t’ia dorëzojë Hagës dy persona, ka bërë që prokurori ndërkombëtar, Serge Brammertz të shkojë në Beograd.

Ai ka kërkuar nga autoritetet serbe të drejtësisë që të arrestojnë radikalen, Petra Jojic dhe Vjerica Radeta dhe të njëjtit të ekstradohen sa më shpejt në Sheveningen.

Lidhur me këtë çështje, Brammertz zhvilloi një takim me ministrin e Drejtësisë, Nelom Kuburović. “Pozita jonë është që së pari të shohim se çfarë është shkruar kërkesë dhe pastaj të veprojmë në përputhje me mundësitë tona ligjore”, ka deklaruar i pari i Drejtësisë.

Javën e kaluar, gjyqtari kinez Li Daqun mori vendimin për të gjykuar anëtarët e Partisë Radikale Serbe, Vjerica Radetin dhe Petar Jojiqin në Hagë, jo në Serbi, dhe urdhëroi ekstradimin e tyre të menjëhershëm.

Ata akuzohen se kanë ofruar ryshfet dhe kanë kërcënuar dy dëshmitarë që të ndryshojnë dëshminë e tyre në rastin kundër Vojisllav Sheshelit.

Haga më herët kishte kërkuar nga Serbia që të ndryshonte ligjin dhe të ekstradonte radikalët.

Bramertz është në Beograd për një vizitë të rregullt në raportin e tij gjashtëmujor të OKB-së për bashkëpunimin me Serbinë, i cili do të paraqitet në korrik