Serbia nisë propagandën në të gjitha vendet e botës kundër Kosovës

0

Skender Karaçica/

Serbia nisë propagandën (qeveritare)përmes letrës në të gjitha vendet e botës kundër Republikës së Kosovës
Regjimi antishqiptar i Serbisë fashiste nuk po e ndalë propagandën antishqiptare dhe kundër Republikës së Kosovës,që përmes një letre që do të nisë për të gjitha vendet e botës,regjimi serb përmes vajtimit(diplomatik)po mundohet të krijojë barometrin për kinse ,,shpallja e Kosovës Republikë,,na qenkash kundër të drejtës ndërkombëtare(sic!).

Lidhur me pavarësinë e Kosovës dhe a janë ,,shkelur ligjet,,ndërkombëtare sipas ankesës së Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë,kjo tregon më së miri kur ky organ i lartë i drejtësisë ndërkombëtare pati thënë se në asnjë rrethanë shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk i ka shkelur ligjet ndërkombëtare(!). Atëherë çfarë po kërkon regjimi serb në Beograd,që përmes një ,,letre,,të njoftojë botën (demokratike)se shpallja e Kosovës dhe populli shqiptar e pakeshin ,,shkelur,,ligjet e njohura ndërkombëtare për shtetin e lirë të Kosovës.

Do të ishte mirë që menjëherë MPJ-së e Kosovës,sikundër përgjigje ,,letrës,,së qeverisë së Serbisë për qeveritë në tërë botën të kundërpërgjigjet për nisjen e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës,që ishte përgjigje në ankesën e Serbisë për shpalljen e Republikës së Kosovës që,sipas këtij institucioni të lartë ndërkombëtar të drejtësisë në Hagë(po i referohemi vedimit unanim)se shpallja e Republikës së Kosovës nuk i ka shkelur ligjet e të drejtës ndërkombëtare për liri dhe pavarësi të shtetit të ri të Kosovës. Do të ishte mirë që përmes një note të protestës të reagoj Republika e Kosovës në institucionet e BE-së dhe në Washington,në mënyrë që Serbia të ndalë skenarët e njohur tash e dy shekuj kundër popullit shqiptar dhe Kosovës nëpër botë,kur e kur ajo vriste e digjte tokën e Kosovës,e ditën vajtonte përmes propagandës ,,paësore ,,para dyerëve të kancelarive diplomatike nëpë botë.Tash e njëzetë vjet (1999)shqiptarët dhe serbët janë ndarë njëherë e përgjithmonë,nuk ka se çfarë kërkon Serbia në shtetin e lirë të Kosovës.Me ligjet kushtetuese të saj pakica serbe i ka të drejtat që nuk i ka asnjë pakicë tjetër në BE dhe në botë,madje më shumë se sa populli shqiptar në hapësirën e vet etnike në Maqedoni. Duhet që me çdo kusht ,,letra,,e qeverisë së Serbisë për informimin e qeverive nëpër botë të demantohet me argumentin e fortë të vednimit unanim të Gjykatës së Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë,ku thuhet se shpallja e Republikës së Kosovës(2018)nuk ka shkelur ligjet e të drejtës ndërkombëtare dhe kështu regjimi serb në Beograd të mbyllë dosjet e propagandës,vajtimin politik dhe të mbyllë gojën para popujve dhe qeverive të botës.