Shkruan: Kujtim Sadriu
Të rinjtë nga Lugina, bazuar në marrëveshjen e Brukselit dhe Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe rregulloreve në fuqi, kanë plotësuar kërkesën për njohjen e diplomave nga Kosova.
Edhe përkundër asaj që ka bazë ligjore, Agjencioni për Kualifikim nuk zbaton ligjet në fuqi, ku ka kthyer këtë përgjigje politike që nuk ka të bëjë fare me kërkesën.
Të rinjtë shqiptarë në kërkesën e tyre në asnjë moment nuk kanë kërkuar nga Agjencioni në fjalë që të njohë e Pavarësinë e Kosovës, në asnjë mënyrë nuk kanë kontestuar Kushtetutën e Republikës së Serbisë, përpos kanë kërkuar njohjen e diplomave bazuar në ligj.
Ky dokument tregon forcën e institucioneve, dhe jo, zbatimin kushtetuës ligjore të Republikës së Serbisë.
Për më shumë ditëve në vijim do të publikoj kërkesën në cilësinë e OJQ-së.
Më poshtë keni përgjgijen e Agjenconit për kualifikim që i kanë dhënë aplikuesve. E përkthyer në gjuhën shqipe.
Bazuar në kërkesën tuaj me nr. 5…/2022, datë 29.06.2022. vit. Me numër 612-03-5…….., të njëjtit i japim këtë përgjigje:
Ме Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Serbisë (“Gazeta Zyrtare e RS”, nr. 98/2006) përcakton se Krahina e Kosovës dhe Metohisë është pjesë përbërëse e territorit të Serbisë, se ajo ka pozitë; autonomi thelbësore brenda shtetit sovran të Serbisë dhe atë nga një pozicion i tillë Krahinën e Kosovës dhe Metohisë e ndjekin detyrimet kushtetuese të të gjitha organeve shtetërore për të përfaqësuar dhe mbrojnë interesat shtetërore të Serbisë në Kosovë dhe Metohi, në të gjitha çështjet e brendshme dhe të jashtme per marrëdhëniet politike. Gjithashtu, duke pasur parasysh rezolutën e OKB-së 1244, sipas të cilin konfirmon statusin e Kosovës dhe
Metohisë se është pjesë e përbërëse e RS-së, dhe se dokumentet shkollore nga Kosova dhe Metohija nuk trajtohen si dokumente shkollore nga shtetet e huaja. Akademikisht dhe profesionalisht diplomat nga Kosova nuk njihen nëse i kanë vulën e Asociacionit Evropian të Universiteteve, pra Republika e Serbisë nuk e njeh dokumentet në fjalë si të vlefshme. (Qendrimi i Zyrës për Kosove dhe Metohi).
Më tej, Republika e Serbisë nuk e njeh pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të të ashtuquajtur R. të Kosovës, prandaj asnjë organ i Republikës së Serbisë nuk mund ta pranojë si të vlefshëm dokumentin në të cilin gjendet emri i asaj krijimtarije. (Qendrimi i Zyrës për Kosove dhe Metohi).
Agjencia per Kualifikim, në përputhje me kompetencat e saj, iu eshte drejtuar Zyres për Çështje Koordinuese në procesin e negociatave me Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë, ku
Agjencioni tërhoqi vëmendjen e se “Republika e Serbise nuk e njeh pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të të ashtuquajturve Republika e Kosovës, dhe prandaj asnjë organ i Republikës së Serbisë nuk mund ta pranojë si të vlefshëm dokumentin në të cilin gjendet emri i atij krijimi të shpikur”.