Serbia në krizë për lindshmërinë, shteti jep 4.300 euro për fëmijën e parë dhe mbi 5 mijë euro për të dytin

ina-online
ina-online

20/01/2024

Shtesa prindërore për fëmijën e parë të lindur në Serbi do të rritet nga 378,000 në 500,000 dinarë (4300 euro), në përputhje me politikën e vendit për rritjen e numrit të lindjeve.

“Kur të lindë fëmija i parë, ata do të marrin nga shteti 500 mijë dinarë apo rreth 4300 euro, ndërsa për të dytin nuk do të marrin më 460 mijë dinarë, por 600 mijë dinarë apo mbi 5 mijë euro. Për fëmijën e tretë dhe të katërt, ato masa do të jenë më serioze dhe do të marrin më shumë para. Këtë njoftim e bëri Qeveria e këtij vendi në prezantimin e projektit “Kërcim drejt së ardhmes 2027”.

Me regjistrimin e fundit Serbia doli 6 milionë e gjysëm banorë, por shifrat janë alarmante dhe se ka rreth 500 mijë banorë më pak se 11 vjet më parë.

Sipas rezultateve të regjistrimit, në Serbi jetojnë 5 milionë serb, ndërsa pjesa tjetër janë komunitete tjera. Nga qytetarët që kanë deklaruar kombësinë, të dytin për nga numri i tyre janë hungarezët, me 184,442, pasuar nga boshnjakët me 153,801, ndërsa romët me 131,936. Ndërsa popujt dhe kombet e tjerë janë të përfaqësuar nën një për qind – siç pretendohet më tej – janë 61,687 0,93 shqiptarë, 39,107 kroatë, si dhe 20,238 malazezë. Më së paku në numër janë gjermanët – 2,573, sllovenët 2,829, ukrainasit 3,969 dhe goranët 7,700. Në statistikat e publikuara ka edhe diçka të çuditshme – rreth 27 mijë persona janë deklaruar si jugosllavë. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

aksidenti presheve

Preshevë, tre emigrantë të vdekur e 11 të plagosur

radojcic milan

I kërkuar nga Interpoli, a do ta dorëzojë Serbia kriminelin Milan Radoiçiq?

ikja banjske grupi terrorist veri

Dëshmi se Vuçiç ka organizuar dhe urdhëruar sulmin në Banjskë

spajiq

Mali i Zi, mes synimit dhe pengesave drejt integrimit evropian

kongresi i berlinit

Mbiemrat e shqiptarëve janë sllavizuar pas Kongresit të Berlinit

Aksident

Aksident fatal, humbin jetën dy të rinj nga Ulqini dhe një vajzë nga Tivari

lajcak alicia  Kearns

E papritur: Lajçak takohet me Alicia Kearns, ky ishte diskutimi mes tyre

jusuf buxhovi

Buxhovi ka një mesazh për politikanët shqiptarë në Ballkan!

Aleksej Navalny

Vdes në burg kritiku i Putinit, Navalny

INFO

NA NDIQ