Serbia prej sot hapi kufirin edhe me Maqedoninë, por…

0

Qeveria e Serbisë dje vendosi të pranojë rekomandimet e Shtabit të Krizave për luftën kundër koronavirusit, në mënyrë që nga sot 22 maj, nuk është më e nevojshme të bëhet test negativ për koronavirusin por as nuk nevojitet leje e veçantë si për vendas ashtu edhe për për shtetasit e huaj për të hyrë në Serbi.

Gjithashtu, kushdo që hy në Serbi nuk ka më nevoj të izolohet pas mbërritjes në Serbi, raporton B92.

Të gjithë personave që hyjnë në territorin e Serbisë do t’u jepen paralajmërime shëndetësore duke i njoftuar se ata po hyjnë në territorin ku virusi ende është në qarkullim, si dhe mënyra për të parandaluar infeksionin, por testi i detyrueshëm negativ nuk është më i nevojshëm, e as izolimi.

Por nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut ende nuk ka vendim për hapjen e kufijve, andaj ky lehtësim i Serbisë do të jetë jofunksional, pasi që qytetarët nuk do të mund të udhëtojnë dhe të kthehen nga Serbia.