Serbia shihet si mikja më e ngushtë e Maqedonisë, hulumtimi i Institutit “Prespa”

Picture of INA
INA

26/05/2023

“Gati gjysma e qytetarëve të Maqedonisë besojnë se Serbia është vendi më mik”, thuhet në hulumtimin e publikuar nga instituti “Prespa” nga Shkupi.

Sipas këtij sondazhi të opinionit publik, në përgjigjen e pyetjes se cili vend apo aleancë/bashkim ndërkombëtar është miku më i madh i Maqedonisë së Veriut, Serbia është padiskutim në krye me 45.3 për qind.

Serbia në listë ka shënuar një rritje prej rreth 30 për qind në tre vjet, sepse në vitin 2020 14 për qind e të anketuarve e konsideronin Serbinë si vendin më miqësor dhe vitin e kaluar kjo përqindje u rrit në 38.6 për qind.

Ndër arsyet e rritjes së konsiderueshme të Serbisë vitin e kaluar në krahasim me 2020, sipas studiuesve, mund të jetë periudha e pandemisë Covid-19 në të cilën Beogradi dhuroi vaksina, ndërsa këtë vit zgjidhja e çështjes së kishës e luajti atë rol.

Pas Serbisë, në pyetjen për mikun më të mirë të Maqedonisë, pasojnë Kosova me 9 për qind, dhe më parë me 5.6 për qind, SHBA-të me 6.8 për qind, Turqia me 6.6 për qind dhe Shqipëria me 5.6 për qind të votave të të anketuarve.

Vetëm 0,2 për qind e qytetarëve maqedonas e konsiderojnë Bullgarinë mikun e tyre më të mirë, dhe 0,5 për qind Greqinë.

Në pyetjen se cilat janë këto vlera apo interesa, qytetarët maqedonas më së shumti theksuan kulturën, fenë dhe traditën.

Numri i atyre që konsiderojnë se Rusia është miku më i madh i vendit ka rënë në 1.1 për qind, për dallim nga viti i kaluar kur këtë mendim e kishin edhe 2.2 për qind të qytetarëve.

Anëtarësimi në Union është alternativa më e mirë për Maqedoninë, sipas 61 për qind të të anketuarve, ndërsa 34 për qind janë përgjigjur se duhet kërkuar ndonjë alternativë tjetër.

Pjesë e hulumtimit të institutit “Prespa” ishin pyetjet se cili vend apo bashkim ndërkombëtar ka kontribuar në zhvillimin demokratik dhe ekonomik. Sipas perceptimit të qytetarëve të Maqedonisë për kontributin në zhvillimin demokratik, e para është SHBA-ja me 24,2 për qind, pastaj BE-ja me 22,8 për qind dhe në vendin e tretë është Serbia me 14,7 për qind.

Anketa e opinionit publik të institutit “Prespa” është realizuar përmes telefonit në periudhën prill-maj në një kampion përfaqësues prej 1001 të anketuarish, me persona të anketuar shtesë nga mosha 20 deri në 35 vjeç. (INA)

TË FUNDIT

Mexhiti: Jemi në bisedime me deputetët e Frontit

Vendimi për shqipen mund të shtyhet

Osmani: Kosova e hapur të diskutojë me Britaninë për pranimin e migrantëve të refuzuar

Të dielën do të ketë regjim të komunikacionit në qytetin e Shkupit

Mickoski nga Tirana: Kemi arritur marrëveshje me Britaninë, që do të sigurojë cikël investimesh në vlerë të 6 miliardë €

A do të shpenzojë Maqedonia më shumë për mbrojtje? Rubio kërkon nga anëtaret e NATO-s 5% të BPV-së

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË