Serbia sulmonte Prekazin,e thirra Xhemajl Mustafën dhe Enver Malokun

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

11/01/2023

Skender Karaçica

Mëngjes në Drenicë.Ishte marsi historik kur nga të gjitha anët Serbia fashiste ia kishte mësyer Drenicës dhe Prekazit për të bërë flakë e hi.Vinin nga drejtimi i Kamaranit kolona e motorizuar ushtarako-policore dhe paramilitare e Serbisë së Slobodan Millosheviq,pikën e logjistikës ushtarake e kishte vërë në hartën e Drenicës dhe Prekazit të Adem Jasharit.

Qendroja vetë në banesën time në Gllogovc.Atë kohë raportoja në cilësinë e korrespodentit për gazetën,,Koha ditore,,për të gjitha ngjarjet e krismave të pushkëve të djelmenisë së UÇK-së në Drenicë.Ishte ora pesë e mëngjesit kur në rrugën Kamaran-Gllogovc vinin pajada kolona e motorizuar ushtarako-policore dhe paramilitare me teknikën e rëndë dhe me autobusë nga Serbia,që ia kishin mësyer Prekazit.Në të dy anët e rrugës shihej tymi i makinerisë dhe zhurma e zingjirve të tanksave të ushtrisë në drejtim të një shtëpia të vetme në Prekaz,ku,shërbimet sekrete serbe ia kishin vërë pikën e kuqe të sulmit.

Serbia fashiste kishte vendosur të asgjësojë një familje të vetme në Drenicë.E pengonte qendresa dhe përgatitja e Adem dhe Hamëz Jashari,që të flijohen për tokën,pragun dhe lirinë e Kosovës…!Nuk kemi se ku të shkojmë përtej kësaj toke dhe të pragut të shtëpisë,thoshte Baca Shaban Jashari në një takim në odën e tij në Prekat të Drenicës,që e pata për nder të jem afër tij në ballë të oxhakut me burrat e kësaj ane që kishin ardhur të vizitojnë pas sulmit të parë të forcave të Serbisë.

Ishte ora tetë e mëngjesit 1998.Në Prekaz dëgjohen krismat e armatimit të ushtrisë së Serbisë.Shihej tymi që mbulonte qiellin e Drenicës.Krismë dhe tymë,dridhej toka…!Heshtja kishte mbuluar tokën dhe tërë jeta kishte marrë ritmin e ,,simfonisë së vdekjes,,.Kishte ardhur një shtet të vrasë dhe të djegë tërë shpirtin e shqiptarëve në skenarin fashist për (tokën e djegur)të Kosovës heroike.

Nisi lufta e një shteti fashist me një familje heroike Adem dhe Hamëz Jashari në Prekaz të Drenicës.Krismat nuk ndalen,tymi i flakës së luftës shkonte lartë në qiell dhe,sikur niste mesazhin në botë se Drenica po digjet,Prekazi po vritet nga dora fashiste e Slobodan Millosheviq.Bota nisi e po dëgjon e po sheh se si një familje po lufton me një shtet të Serbisë,që,në kronikat hisotorike shpeshherë toka e Drenicës është djegur e kolonizuar nga regjimet e Serbisë fashiste.Këtë e dinë më së miri analet e historisë të shekullit të kaluar të mbushura me orët e historisë të luftës,të gjakut dhe të skenarëve të shfarosjes deri në substancën kombëtare dhe të shkallës së gjenocidit.

Nuk po ndalën krismat në Prekaz.Nuk ndalej tymi dhe flaka e luftës.Gjëmon toka dhe tërë drenicasit e mi ishin bërë sy më sy me vdekjen që e kishte projektuar regjimi vrastar i Serbisë.

Tiktakët e orës shkonin me akrepat në orën dhjetë.Krismat nuk ndalen dhe flaka e luftës kishte mbeshtjellë me velin e zi të vdekjes Drenicën e Adem e Hamëz Jashari.Në këto çaste dhe vetmia në banesën time më shtrengonin shpirtin.Çfarë po ndodhë sot në Prekaz dhe çfarë do të ndodhë me Drenicën tonë,kështu me thoshte shpirti i trazuar para skenarëve të shfarosjes së një familje me një shtet…!

Në këto çaste të rënda e thërras fqiun tim Ahmet Morina,i cili në linjën e UÇK-së ishte në krah të Shtabit të Përgjithshëm dhe i them të ma jep numrin e telefonit të dy figurave të njohuar të presidentit Ibrahim Rugova të Xhemajl Mustafës dhe Enver Malokut,që të njoftoj për ngjarjen e flakës së luftës dhe të shfarosjes së familjes Jashari në Prekaz të Drenicës.

Bjen zilja e telefonit në shtëpinë e Xhemajl Mustafës në Prishtinë dhe e para që lajmërohet ishte bashkëshortja e tij.Prezentohem nga Gllogovci në cilësinë e korrespodentit të gazetës,,Koha ditore,,dhe i them se njihem nga afër me Xhemën të lutem kam një lajm nga Drenica…Dhe,mënjëherë lajmërohet Xhemajl Mustafa sikur ia ndinte zemra se diçka e rëndë kishte ndodhur në këtë anë të Drenicës dhe lufta e pabarabartë në mes UÇK-së dhe forcave ushrarako-policore dhe paramilitare të Serbisë.Ai në heshtje priste lajmin e rëndë.Unë i them shkurt,gati-gati si në trajtën e logjistikës ushtarake:

– Xhemajl,sot po digjet flakë Drenica!Sot po digjet fshati Prekaz i Adem dhe Hamëz Jasharit…!Të lajmëroj nga Gllogovci dhe tashti merrni masat të jetë në dijeni presidenti Ibrahim Rugova dhe tërë trupi udhëheqës i kohës në Kosovë.

-Menjëherë do të bëj me dije presidentin Rugova,më tha në përgjigjën e tij Xhemajl Mustafa.

Po atë ditë,më lajmin e krismës së luftës në Drenicë dhe Prekazi në flakë e kam njoftuar Enver Malokun,udhëheqin e QIK-ut që përmes lajmit ai e njoftonte botën dhe kacelaritë në Bruksel dhe Washington për ofenzivat barbare deri në shkallë të gjenocidit nga makineria fashiste e Serbisë.

Për flakën e luftës në Drenicë dhe Prekaz, lajmi im si gazetar trokiti në zemrën e dy figurave të kombit Xhemajl Mustafa dhe Enver Maloku,që të alarmohet bota demokratike dhe Brukseli e Washingtoni,për marshimin ushtarako-policor e paramilitar për të shfarosur deri në substancë shqiptarët dhe për të shuar një familje kryengritëse për lirinë e Kosovës! (INA)

TË FUNDIT
13 orë
Spahiu: Isha në Beograd, kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’ (VIDEO)
13 orë
Zyrtarë të KFOR-it negociuan për tërheqjen e sulmuesve në Banjskë, zbardhet dokumenti
14 orë
Rama favorizon firmën kineze në tenderin 10 milionësh, a po rrezikohet siguria nacionale?
1 ditë
Politikani britanik: Aleatët të konsultohen për të avancuar statusin e Kosovës në NATO
1 ditë
Grenelli i kishte propozuar Trumpit që ta vizitojë Thaçin në Hagë, e zbulon media ndërkombëtare

ME TE LEXUARA

2 ditë
Haradinaj: Kurti po do zgjedhje, sepse u ka premtuar ndërkombëtarëve....
1 ditë
O’Brien: SHBA do të jetë përherë mike e devotshme e Kosovës
1 ditë
Grenelli i kishte propozuar Trumpit që ta vizitojë Thaçin në Hagë, e zbulon media ndërkombëtare
1 ditë
Politikani britanik: Aleatët të konsultohen për të avancuar statusin e Kosovës në NATO
14 orë
Rama favorizon firmën kineze në tenderin 10 milionësh, a po rrezikohet siguria nacionale?
13 orë
Zyrtarë të KFOR-it negociuan për tërheqjen e sulmuesve në Banjskë, zbardhet dokumenti
13 orë
Spahiu: Isha në Beograd, kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’ (VIDEO)

LEXO MË SHUMË

nexhmedin spahiu

Spahiu: Isha në Beograd, kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’ (VIDEO)

grupi banjska radojcici

Zyrtarë të KFOR-it negociuan për tërheqjen e sulmuesve në Banjskë, zbardhet dokumenti

Perparim-Rama

Rama favorizon firmën kineze në tenderin 10 milionësh, a po rrezikohet siguria nacionale?

Mark lancaster

Politikani britanik: Aleatët të konsultohen për të avancuar statusin e Kosovës në NATO

grenell thaci

Grenelli i kishte propozuar Trumpit që ta vizitojë Thaçin në Hagë, e zbulon media ndërkombëtare

Jim O’Brien Xhim Obrien

O’Brien: SHBA do të jetë përherë mike e devotshme e Kosovës

ramush haradinaj

Haradinaj: Kurti po do zgjedhje, sepse u ka premtuar ndërkombëtarëve….

Rruga-Prizren-Tetove

Kuvendi i Kosovës e miratoi ratifikimin e marrëveshjes për rrugën Prizren-Tetovë

Policia-e-Kosoves-800x445

Plagosja në Prizren, 11 persona të përfshirë në mosmarrëveshje

INFO

NA NDIQ