Seria e Samsung Galaxy Watch6 do të vijë me bateri më të mëdha se orët Watch5

Iliria News Agency
Iliria News Agency

20/03/2023

Seria në ardhje e orëve të mençura Galaxy Watch6 e Samsung pritet të prezantohet së bashku me pajisjet e palosshme të gjeneratës së ardhshme të kompanisë, e që ka shumë të ngjarë që kjo të bëhet në një event gjatë muajit gusht.

Ndërsa presim të vijë vera, tani kemi disa detaje të tjera rreth pajisjeve që do të përbëjnë serinë e orëve të mençura Watch6, por kjo me përjashtim të versionit Pro.

Ora Galaxy Watch6 do të ofrohet në dy madhësi, si dhe Galaxy Watch6 Classic. Falë një liste certifikimi nga një rregullator në Kinë, tani e dimë se këto do të ndajnë kapacitetet e baterive për madhësitë më të vogla dhe më të mëdha, shkruan GSM Arena.

Që të dyja orët e mençura Galaxy Watch6 40mm dhe Galaxy Watch6 Classic 42mm do të kenë një bateri 300mAh, ndërsa dy versionet tjera Galaxy Watch6 44mm dhe Galaxy Watch6 Classic 46mm do të kenë një bateri 425mAh.

Rastësisht, të dyja këto kapacitete janë më të larta se të atyre baterive që pamë vitin e kaluar, kur Galaxy Watch5 kishte një kapacitet 284mAh për madhësinë 40mm dhe 410mAh për madhësinë 44mm.

Një informatë e bërë së fundmi pretendoi se Samsung do të rikthejë kornizën rrotulluese këtë vit duke spekuluar se kjo do të ndodhte për Galaxy Watch6 Pro, por që mund të shfaqet edhe në versionin Classic, dhe kështu korniza më e madhe është ndoshta ajo që shpjegon “kërcimin” në madhësi prej 2mm në krahasim me modelet e thjeshta.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

intel

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë “të frymëzuar nga truri i njeriut”

rrjete sociale instagram facebook tik tok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

facebook-meta

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

perdoruesit-e-telegram-mund-te-terheqin-cdo-mesazh-te-derguar-e-madje-biseda-te-plota_5c9920008d185

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings”

nasa-toka-bota-zjarre

Bën kaq nxehtë, sa Toka rrotullohet më ngadalë

bill

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

nasa

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

apple-iphone-15-pro-3

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

bota-rrezik globi toka

Parashikimet e Nikola Teslës që janë realizuar deri tani

INFO

NA NDIQ