Seriali “Shkallët” çdo të dielave në TVM2

0

“Shkallët” është një nga serialet më të reja që pasqyrojnë realitetin tonë. Bëhet fjalë për prodhim të “Domino Production”, enkas për servisin publik Televizionin nacional – kanali në shqip TVM2.

Janë gjithsejt 30 episode. Producentët e serialit janë Osman Ahmeti dhe Muzbajdin Qamili, skenari Shkëlqim Islami, regjia Musa Isufi.

Ndërs pjesë e tij janë një kast prej 22 aktorësh, ku ndër më të rregullt janë Ismet Ramadani, Muzbajdin Qamili, Rabija Halili, Sara Bajrami, Egzona Salihu, Hamdi Rashidi, Merita Çoçoli, Ismail Kasumi, Burhan Amiti, Kujtime Ahmeti, Sefedin Shabani, Elmir Sejfullai etj kostumet Medina Hoxha, skena Ardian Kadrija.

Ky serial do transmetohet të dielave në ora 21.00. (INA)