Serialit “O Sa Mirë” i bashkohet edhe një aktor (Foto/Video)

Seriali i njohur “O Sa Mirë” po sjell nga java në javë episode të reja komike.

Aktorët e këtij seriali kanë fituar tashmë famë, dhe janë të pëlqyer dhe të ndjekur në masë të madhe nga publiku.

E kastit të serialit, së fundmi i është bashkuar edhe një aktor i ri.

Telegrafi mëson se aktori në fjalë quhet Muzbajdin Qamili, dhe në “O Sa Mirë” do të luajë rolin e tetovarit.

Muzbajdin Qamili, aktori më i ri i serialit “O Sa Mirë”

Ndryshe, rikthim në serial do të bëjë edhe aktorja e njohur Arjola Demiri, e njohur si “Xhbanja” që luan rolin e tropojanes.

Në kanalin YouTube është publikuar promoja e episodit 125, ku mund të shihen disa skena të shkurtra, pjesë e së cilave është edhe aktori i ri. /Telegrafi/

https://youtu.be/_mACrnYVEnc