Serie A shpall më të mirët për sezonit

INA
INA

02/06/2023

Serie A shpalli sot më të mirët e sezonit 2022/2023, që zyrtarisht do të mbyllet këtë fundjavë.

Liga italiane njoftoi këtë të premte për fituesit e çmimeve kryesore për këtë edicion.

Gjithashtu u bë e ditur se fituesit do t’i marrin çmimet (trofetë) në fushë, në ndeshjet e tyre të fundit.

Serie A shpjegoi se “Më të mirët u zgjodhën duke marrë parasysh analizën e avancuar të “Stats Perform”, të krijuar nga të dhënat e gjurmimit të regjistruara me sistemin “Hawk-Eye”. Sistemi i vlerësimit, i patentuar në vitin 2010 me “K-Sport” dhe i vërtetuar shkencërisht, merr në konsideratë jo vetëm të dhëna statistikore dhe ngjarje teknike, por edhe të dhëna pozicionale.

Kjo bën të mundur analizimin e aspekteve thelbësore si lëvizja pa top dhe rrjedhimisht lëvizjet optimale, zgjedhjet e lojës dhe kontributi në efikasitetin teknik dhe fizik të ekipit, të cilat lejojnë një vlerësim objektiv dhe cilësor të performancës. Për llogaritjen përfundimtare janë konsideruar të gjitha ndeshjet e luajtura në Serie A (përveç xhiros së 38-të)”.

Fituesit e çmimeve:

Më i miri nën moshën 23-vjeç: Nicolo Fagioli (Juventus)

Portieri më i mirë : Ivan Provedel (Lazio)

Mbrojtësi më i mirë: Minjae Kim (Napoli)

Mesfushori më i mirë: Nicolo Barella (Inter)

Sulmuesi më i mirë: Victor Osimhen (Napoli)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kumulla

Rikthimi i Kumbullës në fushë, Mourinho jep detajet dhe datën

Shohei-Ohtani-1130x635

Në bejsboll nënshkruhet kontrata më e madhe në histori të sportit, Shohei Ohtani tejkalon yje si Leo Messi e LeBron James

aziz-salihu

Legjenda e boksit Aziz Salihu i lënë në harresë/ Askujt nuk i intereson a jam gjallë, për meritat që ja kam dhënë këtij shteti meritoj një kulm mbi kokë

Mesi topi arte

Zbulohen shanset e lojtarëve për të fituar Topin e Artë 2024, nuk prinë as Haaland dhe as Mbappe

lautaro martinez

Lautaro: Pija qetësues në çdo ndeshje deri në finalen e Champions League

Ronaldo

Ronaldo e festoi me gol dhe asist ndeshjen e tij të 1200-të në karrierë

Sylvinjo silvinjo

Sylvinho: Në “Euro 2024” të shfrytëzojmë mundësitë tona, duhet të provojmë shanset dhe të tentojmë

Sadio Mane

Sundimit të Manes i vjen fundi: Këta janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit në Afrikë

joao-felix-600x360

Barcelona do të bëjë ofertë për Joao Felix

INFO

NA NDIQ