Në Çair të Shkupit sërish ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Sipas informacioneve të televizionit TV21, një person ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Qytetit.
Ky incident ka ndodhur vetëm pak ditë para një shkëmbimi tjetër armësh në afërsi të marketit “Vero”, ku ka mbetur i plagosur një 19-vjeçar nga Shkupi. (INA)