Sërish krenarë! Filmi në të cilin interpretoi aktorja shqiptare fitoi çmimin e madh në Festivalin e Venecias

Festivali i Venecias është një nga evenimentet më të mëdha italiane në të cilin marrin pjesë mjaft artistë të shquar dhe modelet më të njohura të ekranit.

Çmimi i madh në këtë festival i titulluar “Luani i Artë” është fituar nga filmi francez L’évenement”, i regjisores franko-libaneze, Audrey Diwan.

Në këtë film interpreton aktorja nga Kosova Luana Bajrami, ku trajtohet tema dramatike e abortit të paligjshëm.

Aktori më i mirë u shpall John Arcilla me filmin “On the job” mbi korrupsionin e politikanëve dhe kompromiset e mediave, ndërsa aktorja më e mirë u shpall Penelope Cruz.

Në këtë event mori pjesë dhe modelja e njohur shqiptare e bërë nënë kohët e fundit, Aurela Hoxha. Me një fustan mbreslënës si cdo herë ajo shprehet se është mjaft e lumtur të jetë sërish pjesë e këtij festivali.

“E lumtur që të jem sërish. Festivali i Filmit në Venecia 2021. Përpara tapetit të kuq. Faleminderit”, shkroi Aurela. Foto Iconstyle