Duket nuk kanë fund shqetësimet për mbrojtësin e kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajlin. Ai ka luajtur vetëm pjesën e parë të takimi mes Juventusit dhe Empolit, i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Italisë.
Mbrojtësi kuqezi ka lënë fushën e lojës që në fillimin e pjesës së dytë për shkak të një dëmtimi, shkalla e të cilit ende nuk është bërë i ditur. Ironia e fatit është se Ismajli u dëmtua po ndaj Juventusit, edhe rreth një muaj më parë.
Sot, me gjasa do të përcaktohet edhe shkalla e dëmtimit të mbrojtësit Ardian Ismajli, ku natyrisht trajneri Silvinjo do të rrijë me gishtat e kryqëzuar, pasi sikurse dihet në muajin mars për kombëtaren kuqezi fillon edhe aventura eliminatore për Botërorin 2026.