Sërish reshje të shiut në Maqedoninë e Veriut

0

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me të reshura të të shiut. Më shumë reshje priten paradite dhe nga fundi i ditës në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej katër deri 11, ndërsa e ditës prej 10 deri 16 gradë.
Në Shkup do të jetë mot me vranësira me shi gjatë gjithë ditës.

Temperatura do të lëvizë prej nëntë deri 15 gradë.