Në Maqedoninë e Veriut nga mesnata (11.03.2022) shtrenjtohen derivatet e naftës mesatarisht për 1.67 për qind, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjetikës.
Sipas KRRE-së, çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë dhe do të mbeten 93 dhe 95 denarë, ndërsa çmimi me pakicë i EURODISEL (DV V) rritet për tre denarë dhe do të arrijë në 97 denarë.
Vlera me pakicë e vajit ekstra i lehtë për amvisëri rritet për 2,5 denarë dhe do të arrijë në 92,50 denarë, ndërsa mazuti rritet për 1,404 denarë dhe do të jetë 60,569 denarë për kilogram.
Këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 të datës 11 mars 2022.(INA)