VIDEO/Sërish tensione në Veri të Kosovës, prani e shtuar e KFOR-it dhe Policisë

INA
INA

29 Maj, 2023

Qytetarët serb në Veri të Kosovës përsëri janë mbledhur sot në protest për të mos lejuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale

Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, pasi KFOR-i i lejoi ata të mblidhen para ndërtesës së komunës në Zveçan, sot më 29 maj.

E bllokuar është edhe rruga për tek ndërtesa e komunës, ku është vendosur rrethoja metalike.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi thotë se, duke e njohur të drejtën për tubime e protest paqësore po kujdeset për ruajtjen dhe qetësinë, përfshirë edhe detyrat e përcaktuara sipas Kushtetutës dhe Ligjit.

Tutje në njofitm thuhet se protestuesit janë tubuar në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan për të protestuar, ku në hyrje të objketit të Komunës së Zveçanit protestuesit kanë shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotësjellës janë përpjekur të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u future brenda komunës. Policia ndaj tyre është kundërpërgjigjur me sprej, për të vënë situatnë nën kontrollë.

“Protestat pran komunave veriore janë duke vazhduar, Policia e Kosovës është duke menaxhuar situatën, njëkohësisht fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjeve të protestave, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, përfundon njoftimi. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

xhezair shaqiri

Trim nuk bëhesh duke imituar filmat e Holivudit, por lind

rozeta hajdari

Grabitet shtëpia e ministres së Qeverisë Kurti

rashiq

Rashiq: Unë dhe familja ime më të sigurtë jemi në Kosovë se në Serbi

jarinje kufi kosove serbi merdar

Një javë nga sulmi terrorist në veri – pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak ende të mbyllura

Wiliam-walker

Walker: Pse u lejua të largohej grupi i armatosur i Banjskës?

ritchie-torres

Kongresisti Torres: Serbia t’i tërheqë menjëherë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën

IMG_5646

Pas publikimit të pamjeve, reagon kryeministri Kurti – ka këtë mesazh!

shaip kamberi

Kamberi reagon pas sulmit ndaj një familje shqiptare në Medvegjë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

INFO

NA NDIQ