Serwer: Për situatën në veri, SHBA po mbështet 100% Serbinë

INA
INA

31/05/2023

Profesori amerikan, Daniel Serwer, i cili është njohës i zhvillimeve politike në Ballkan, në intervistë për RTK,  deklaroi se e kupton dëshirën e kryeministrit Albin Kurti për të ushtruar autorizimet ligjore në tërë Kosovën.

“Kjo në fakt është dakorduar edhe nga Serbia me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013”, tha Serwer duke shtuar se është e qartë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është duke bashkëpunuar dhe përkundrazi, ka krijuar një situatë ku Kosova është braktisur nga aleati më i fuqishëm i saj, SHBA-ja.

“Nuk pajtohem me amerikanët për atë se çfarë po bëjnë, por duhet të jemi realist se Kosova ka nevojë për pranimin nga BE-ja dhe SHBA-ja për të gjitha veprimet që do të ndërmarrë në vijim”, tha profesori Serwer.

Ai u shpreh në këtë intervistë se më pas, Kosova ka nevojë për pranim nga popullata serbe në veri. Serwer nuk pret që kryetarët e rinj të komunave të jenë në gjendje të ushtrojnë autoritete pa këtë pranim.

Sipas tij nuk është me rëndësi se në cilat objekte do të qeverisin apo do të punojnë.  “Por besoj se është me rëndësi që të qeverisin në mënyrë efektive”, tha Serwer.

Më tej ai theksoi është i bindur se do të ketë shumë presion mbi ta që të realizojnë punë për komunitetin serb.  “Do të ketë presione dhe tek Kurti për t’ju ofruar resurset e nevojshme, por gjëja kryesore është që tashmë të dilet nga ky lëmsh”, tha Serwer në këtë intervistë.

Profesori amerikan tha se Beogradi e ka kaluar Kosovën me anë të banditëve dhe ata nuk janë kritikuar nga amerikanët për sulmet e tyre ndaj trupave të KFOR-it.  “Dhe kjo nuk është fare gjë e mirë”, tha Serwer.

I pyetur se si e shpjegon situatën kur mbajtja e zgjedhjeve nuk është kritikuar, por madje janë cilësuar si të ligjshme dhe të mbajtura në mënyrë të rregullt, ndërkohë që tani SHBA paralajmëron masa ndaj Kosovës, profesori Serwer tha se amerikanët po e mbështesin Beogradin 100%.

“Besoj që amerikanët po e mbështesin Beogradin 100% në këtë situatë. Nuk i kanë kritikuar sulmet e banditëve, nuk e kanë kritikuar Serbinë. Amerika ka dalë në anën e këtij ekuacioni 100 për qind”, tha profesori Serwer.

Sipas tij, duhet të ketë një lloj de-eskalimi. “Nuk jam në terren, nuk arrij të flas me njerëzit që të di më saktësi se cili do të ishte veprimi, por supozoj që nëse amerikanët kërkojnë që kryetarët të qëndrojë në objekt tjetër, nuk besoj se ky është problemi më i madh në botë”, tha ai.  “E shoh si problem kërkesën e tërheqjes së Policisë së Kosovës”.Profesori Serwer tha se përshtypja e tij është se ka pasur dhunë minimale nga policia, derisa dhunë maksimale ka pasur nga serbët, e sidomos dje (e hënë)./RTK

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Foto: Ilustrim

Tre të rinj humbin jetën në një aksident të rëndë në Kërçovë, 4 të tjerë të plagosur

vlen gashi kasami mexhiti taravari

Bartësit e listës për deputetë të VLEN në njësinë e 6 zgjedhore (Emrat)

Lajcak

Lajçaku përfundon detyrën si emisar për dialogun, nga shtatori me post të ri

zelenski

Zelensky kërkoi në Tiranë që Ballkani të prodhojë armë

ushtria preshev

“Tërhiqet” ushtria serbe nga Presheva (VIDEO)

Ali Ahmeti fronti

Mësohet lista e kandidatëve për deputetë e Frontit Europian

ASH Sela Taravari

Taravari reagon pas vendimit të ASH-së së Selës që ti bashkohet “Frontit Evropian”

Ali Ahmeti Ziadin Sela

Sela i thotë PO koalicionit me Ali Ahmetin, bashkë me ‘Frontin Evropian’

ahmeti kurto dudush unioni romeve

Fronti Europian rritet edhe me Unionin e Romëve, Ahmeti: Fitore e madhe na pret

INFO

NA NDIQ