Serwer: BE dhe SHBA po dështojnë me Kosovën dhe Serbinë

Picture of ina-online
ina-online

05/08/2023

Eksperti amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer, ka folur për dinamikën e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimeve të fundit në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të vendit.

Serwer vlerësoi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dështojnë në raport me palët, duke thënë se nuk janë të gatshëm të bëjnë presion ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërkaq sipas tij, presioni ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë rezultate.

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë duke dështuar si me Prishtinën ashtu edhe me Beogradin. Në njërën anë, Presidenti Vuçiq ka bërë të qartë se nuk ka detyrime nga marrëveshjet e arritura në shkurt dhe në mars. Në anën tjetër, kryeministri Kurti ka bërë të qartë se nuk do të lëvizë me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, pa vendosur rendin dhe ligjin në veri të Kosovës. Amerikanët dhe evropianët nuk janë të gatshëm të bëjnë presion ndaj Vuçiqit, ndërkaq presioni i tyre ndaj Kurtit nuk ka dhënë rezultate”, ka thënë Serwer, raporton Koha.Në mungesë të dakordimit, BE-ja muajve të fundit është marrë me shtensionimin e situatës në veri, pasi që vendosja e kryetarëve të rinj në objektet komunale në Zveçan, Leposaviq e Zubin-Potok nxiti protesta të dhunshme nga serbët lokalë.

TË FUNDIT
9 orë
Bajrami: Është një ëndërr të luaj për Shqipërinë, Italia ekip i madh
10 orë
Kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia
11 orë
Italia në epërsi në pjesën e parë, Shqipëria e para tundi rrjetën
11 orë
Goli i Bajramit ndaj Italisë, më i shpejti në histori të Evropianeve (VIDEO)
13 orë
Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)

ME TE LEXUARA

11 orë
Goli i Bajramit ndaj Italisë, më i shpejti në histori të Evropianeve (VIDEO)
22 orë
Kreu i BFI-së uron myslimanët për Kurban Bajramin: T’i kthehemi shpirtit, moralit e familjes
11 orë
Italia në epërsi në pjesën e parë, Shqipëria e para tundi rrjetën
22 orë
Ambasadorja amerikane në NATO, Smith flet për Maqedoninë e Veriut dhe sfidat e NATO-s
10 orë
Kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia

LEXO MË SHUMË

bajrami

Bajrami: Është një ëndërr të luaj për Shqipërinë, Italia ekip i madh

bajrami gol

Kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia

bajrami

Italia në epërsi në pjesën e parë, Shqipëria e para tundi rrjetën

Goli i Bajramit ndaj Italisë, më i shpejti në histori të Evropianeve (VIDEO)

alternativa

Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)

shqiperi itali

Ja kush do ta fitojë ndeshjen Itali-Shqipëri sipas sondazhit të UEFA-s

shqiptarja fustan

“Si shqiponjë në stadium”, fustani i vajzës nga Prishtina rrëmben vëmendjen në Dortmund

edi rama

“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë” – Rama befasohet nga restoranti i shqiptarëve në Gjermani

kombetarja shqiptare shqiperia

Nga Broja e Asllani te Ramadani e Abrashi – vlera e futbollistëve të Shqipërisë

INFO

NA NDIQ