Serwer flet se kush duhet të fitojë zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut?!

0

Lidhur me numrin thuajse të barazuar të votave të marra në votimin e së dielës të kandidatëve kryesor presidencial, Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM-ja në pushtet dhe Gordana Siljanovska-Davkova, e propozuar nga VMRO-DPMNE në opozitë, analisti politik Daniel Server deklaroi se në demokracitë e vërteta zgjedhjet fitohen dhe humben.

“Le të fitojë më i miri. Prandaj ekzistojnë zgjedhjet, që të fitohet dhe humbet. Nuk e kam ndjekur fushatën që të tregoj për aftësinë e të gjithë kandidatëve por do ta them këtë: Me entuziazëm të madh e mbështes Marrëveshjen e Prespës”, deklaroi Server për MIA.
Sipas tij, shumë faktorë mund të ndikojnë në garën zgjedhore në raundin e dytë të caktuar për më 5 maj.
“Votuesit shqiptarë janë një ndër faktorët dhe partitë e tyre duhet t’i inkurajojnë të dalin dhe të votojnë. Shpresoj se do ta bëjnë atë”, deklaroi Serwer, që është profesor në Universitetin për studime ndërkombëtare zhvillimore “Jon Hopkins” në Washington dhe shquhet si njohës i mirë i çështjeve në Ballkan.