Serwer: Qeveria ti përkushtohet hetimit fer të rastit “Reket”

0

Analisti amerikan, Daniel Serwer ka komentuar rastin “Reket”, i cili dridhi themelet e Maqedonisë së Veriut.

Në një prononcim për MIA-në, analisti politik theksoi se ky mund të jetë një proces që nuk do të përfundojë shpejt.

“Unë mendoj se i takon kryesisht qeverisë për momentin të sqarojë se është e angazhuar për një gjykim të gjerë dhe të drejtë, dhe nëse është e nevojshme, një gjykim të atyre që kanë kryer krimin”, tha ai.

I pyetur nga MIA nëse çështja mund të ndikojë në negociatat para pranimit me BE, Serveri tha se kjo varet nga vetë Unioni.

“I takon Brukselit të vendosë nëse duhet të vonohet. Por jam i bindur se angazhimi i sinqertë dhe i qartë i Qeverisë do t’i hapë rrugën hapjes së negociatave”, tha Server.