Serwer: Radoiçiq duhet të gjykohet në Kosovë, SHBA-ja të jetë më e ashpër ndaj Serbisë

INA
INA

18/12/2023

Daniel Serwer, profesor në Universitetin Amerikan Johns Hopkins ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka krijuar një sistem të padrejtë zgjedhor që e favorizon atë.

Sipas rezultateve paraprake, Partia Progresive Serbe, e udhëhequr deri vonë nga Vuçiq, shpalli fitoren në zgjedhje.

Duke komentuar fitoren bindëse të Vuçiqit, Serwer thekson se fushata u zhvillua në kushtet e “kontrollit të fortë mediatik nga autoritetet dhe shfrytëzimit të burimeve shtetërore.

“Vuçiq ka arritur të pushtojë edhe hapësirën pro-ruse edhe atë pro-evropiane, edhe pse është shumë më afër drejtimit pro-rus sesa atij pro-evropian”, tha ai.

Serwer njëherit ka theksuar se Washingtoni duhet të jetë më i ashpër ndaj Serbisë.

“Ata duhet të jenë shumë më të ashpër ndaj Serbisë dhe kur është fjala për ngjarjet e 24 shtatorit. Ata duhet t’i thonë Vuçiqit se, nëse dëshiron që (ish-nënkryetari i Listës Serbe) Milan Radoiçiq të jetë përgjegjës për ato ngjarje, atëherë duhet ta dorëzojë në Kosovë për gjykim”.

“Ata duhet të jenë shumë, shumë më të ashpër ndaj Serbisë, por deri më tani nuk kanë qenë. Dhe nuk shoh asnjë shenjë se ai do të ndryshojë mendje. Unë mendoj se ata thjesht do të vazhdojnë të shtiren”.

“Por për mua është një gjë e thjeshtë. Krimi ka ndodhur në territorin e Kosovës. Në Kosovë ka autoritete të njohura nga Serbia në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, e cila kërkonte edhe formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

“Pra, nëse doni Asociacionin, duhet të përmbushni detyrimet tuaja sipas marrëveshjes së 2013-ës. Dhe kjo do të thotë se Radoiçiq të gjykohet nga autoritetet kompetente në Kosovë”.

“Marrëveshja është absolutisht e qartë, se sistemi gjyqësor i autoriteteve në Prishtinë vlen në tërë territorin e Kosovës”, u shpreh Serwer për REL.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dokumente pasaporta

Qytetarët e Shkupit mund të kontrollojnë online nëse pasaporta e tyre është gati

termet

Tërmet në afërsi të Ulqinit

Talat Xhaferi

Xhaferi në Samitin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor të BERZH-it

Partite politike BDI vlen ash pde lp pdsh

Cilat janë emrat e kandidatëve për deputetë të partive në njësinë e dytë zgjedhore?

partite politike shqiptare VLEN BDI Populli PDSH ASH Sela PDE

Partitë gati emrat për deputetë në njësinë e parë zgjedhore, kush me kë?

kuvendi-i-rm-dasdasd-800x445

Partitë a do të heqin bërrylat për profesionistët dhe shoqërinë civile në listat për deputetë

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Maqedoni/Mjekët punësohen nëpërmjet partisë ose kritereve tjera

Glauk Konjufca

Konjufca: Serbia është e gatshme t’i shtyjë planet e Putinit për destabilitet e luftë në rajonin tonë

supermarketet-800x445

Qytetarët blejnë vetëm produktet e nevojshme dhe kanë frikë nga një rritje e re çmimi

INFO

NA NDIQ