Daniel Serwer, ekspert i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, ka komentuar sërish raportet Kosovë-Serbi, zhvillimet e fundit dhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.
Në blogun peacefare.net, Serwer ka shkruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka financuar dhe orkestruar sulmin terrorist në veri të Kosovës.
“Më mirë se sa pritej”, Xavi jep detaje për rikuperimin e GavitMot me shi sot në ShqipëriVranësira dhe diell – priten rrebeshe shiuKy është një ndër fshatrat më interesant të Rumanisë – pallatet ndërtohen bazuar …Carlo Ancelotti zgjedh tre lojtarët më të mirë në botë dhe të gjithë ‘rastësisht’ qëllo…
Sipas tij, Uashingtoni dhe Brukseli e dinë këtë, por nuk e thonë pasi preferojnë të lejojnë Vuçiqin pa e marrë dënimin e merituar.
“Nuk ka asnjë ekzagjerim në ato që thotë Albini. Presidenti Vuçiq financoi, mbështeti dhe orkestroi sulmin terrorist të 24 shtatorit. Policia e Kosovës që BE-ja donte (dhe vazhdon të dëshirojë) të tërhiqej nga veriu i Kosovës, u përgjigj profesionalisht, vrau tre nga autorët dhe parandaloi të ndodhte më keq. Uashingtoni dhe Brukseli e di këtë, por nuk do ta thonë. Ata preferojnë të lejojnë Vuçiqin pa e marrë dënimin e merituar”, ka shkruar Serwer, përcjell Telegrafi.
Ai tutje ka thënë se pikërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian “po e lejojnë Vuçiqin të shmangë përgjegjësinë për zgjedhjet e padrejta dhe mashtruese të Beogradit të 27 dhjetorit”.
“Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për formimin e komisioni për hetime. Por deri më tani, Komisioni Evropian, Këshilli dhe shumica e Shteteve Anëtare po e mbajnë gojën mbyllur për zgjedhjet që nuk do të kalonin në asnjë vend të BE-së. Nuk iu afruan zgjedhjeve relativisht të lira dhe të ndershme në vitet e fundit në Kosovë, duke përfshirë dy palë zgjedhje që vendosën Kurtin në detyrë”.
Profesori amerikan është shprehur se nuk e kupton qasjen “mos shih asnjë të keqe, mos dëgjo asnjë të keqe, mos fol keq” ndaj presidentit serb, i cili “po e çon një vend kandidat për në BE në një linjë gjithnjë e më të ngushtë me Rusinë dhe Kinën”.
“Shumë thonë se municioni me të cilin Serbia furnizon Ukrainën është një faktor. Por, Beogradi me siguri dërgon në Moskë po aq municione ose furnizime të tjera ushtarake sa në Kiev. Mbështetja për “stabilitetin” është një tjetër shpjegim i mundshëm. Por, Vuçiq nuk ka opozitë të qëndrueshme, qoftë në anën liberale demokratike të politikës serbe apo në anën nacionaliste etnike. Problemi i Serbisë është mungesa e konkurrencës politike, jo teprimi i saj. Ai është forca destabilizuese si në politikën e vendit të tij ashtu edhe në marrëdhëniet me fqinjët”.
Serwer ka shtuar se mungesa e fuqive politike ndërkombëtare është një shpjegim tjetër.
“Negociatori i BE-së, Miroslav Lajçak është i rraskapitur dhe ‘në fund të litarit’. Dialogu që ai ka udhëhequr për më shumë se tre vjet e gjysmë ka shteruar. Beogradi në mënyrë të përsëritur dhe me zë të lartë ka hequr dorë nga marrëveshjet e supozuara ‘ligjërisht të detyrueshme’ të arritura. Dje nuk pranoi t’i nënshkruante në Këshillin e Sigurimit. Pa përparim të vërtetë në njohjen de facto, nëse jo de jure, Prishtina refuzon të krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe që Lajçak dhe negociatori amerikan Gabriel Escobar në mënyrë të pamatur e bënë prioritet kryesor”.