S’është koha për ndryshimin e 20%, krerët kryesor të Qeverisë kundër ministrit Lloga

Iliria News Agency
Iliria News Agency

29 Mars, 2023

Kryeministri Dimitar Kovacevski, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i Jashtëm Bujar Osmani kanë reaguar ndaj deklaratave të djeshme të ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga, përcjell INA.

Ministri nga Aleanca për Shqiptarët në një brifing me gazetarët dy ditë më parë theksoi se ndryshimet kushtetuese nuk do të kenë vetëm për preambulën, por edhe për çështjet e tjera të hapura, e që sipas tij në këtë grup është edhe heqja e 20% për përdorimin e gjuhës shqipe, ku në vend të “20%” të jetë “gjuha shqipe”.

Por kjo deklaratë e Llogës është kundërshtuar nga kryeministri dhe ministrat e tjerë të kabinetit qeveritar nga LSDM dhe BDI.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se për momentin prioritet në ndryshimet kushtetuese është vetëm përfshirja e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe bullgarët.

“Prioritet në Kushtetutë ka plotësimi i kushtit tonë nga korniza negociuese e cila është miratuar nga 27 vende anëtare të BE-së. Ajo kornizës i referohet ndryshimeve kushtetuese për pakicat që jetojnë ne vendin tonë. Kjo ka prioritet”, theksoi Kovaçevski.

Sipas tij, çdo gjë tjetër, përfshi heqjen e 20% do duhet të dalë nga shqyrtimi publik i amendamenteve me ndihmën e ekspertëve.

Edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq theksoi se tani “nuk është koha për këtë”.

“Personalisht mendoj, dhe po ashtu mendoj se është qëndrim i Qeverisë, edhe pse nuk kemi biseduar, është e logjikshme të fokusohemi në ato obligime që dalin nga procesi negociues. Kështu kemi mundësi më të mira dhe të arrijmë që në fund të vitit t’i përfundojmë ndryshimet kushtetuese. Çdo përfshirje tjetër është mirë të shqyrtohet, por nuk besoj se vshtë koha se do të merr më shumë kohë dhe më shumë energji”, u shpreh Mariçiq, duke lënë hapësirë ​​që të gjitha pyetjet të diskutohen pas përfundimit të këtij cikli të ndryshimeve kushtetuese.

Të njëjtin mendim ka shprehur edhe shefi i diplomacisë Bujar Osmani. Ai tha se nuk e di se cili ishte qëllimi i deklaratës së ministrit Lloga, por theksoi se procesi aktual për ndryshime kushtetuese nuk duhet të rëndohet me çështje të tjera politike, të cilat sipas tij mund të polarizojnë edhe më shumë shoqërinë.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi në një takim me gazetarët dje foli edhe për idenë e ministrit nga ASH-ja, për ndryshimet tjera kushtetuese dhe tha se sipas tij nuk ka asnjë problem, “përderisa të arrihet dhe bëhet me pëlqimin e të gjitha partive politike”. (INA)

 

 

 

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

parking-oh

Nesër hyn në fuqi tarifa verore e parkingut në qytetin e Shkupit

IMG_1719

NATO vë në gatishmëri trupa shtesë për dislokim në Kosovë

IMG_1720

VMRO-Popullore do të votojë për ndryshimet kushtetuese

mesic

Mesiq: Maqedonia qëmoti duhej të ishte anëtare e BE-së

kfor rakiq

VIDEO/Ushtari i KFOR-it ia numëron Rakiqit dhunën e serbëve: S’lejojmë të përsëritet më

nyt vucic kurti

New York Times për tensionet në Kosovë: Aleati i Putinit kundër Kurtit

gazetaret veri sulm

Sulmohen gazetarët në Zveçan, goditet fizikisht gazetari i RTV21 (VIDEO)

stanishiq simatoviq

Stanishiqi dhe Simatoviqi dënohen me nga 15 vjet burgim për krime lufte në Bosnje e Kroaci

veteran serb

Veteranët serb nga Beogradi si tentuan të futeshin në Leposaviq (FOTO)

INFO

NA NDIQ