S’është koha për ndryshimin e 20%, krerët kryesor të Qeverisë kundër ministrit Lloga

Iliria News Agency
Iliria News Agency

29/03/2023

Kryeministri Dimitar Kovacevski, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i Jashtëm Bujar Osmani kanë reaguar ndaj deklaratave të djeshme të ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga, përcjell INA.

Ministri nga Aleanca për Shqiptarët në një brifing me gazetarët dy ditë më parë theksoi se ndryshimet kushtetuese nuk do të kenë vetëm për preambulën, por edhe për çështjet e tjera të hapura, e që sipas tij në këtë grup është edhe heqja e 20% për përdorimin e gjuhës shqipe, ku në vend të “20%” të jetë “gjuha shqipe”.

Por kjo deklaratë e Llogës është kundërshtuar nga kryeministri dhe ministrat e tjerë të kabinetit qeveritar nga LSDM dhe BDI.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se për momentin prioritet në ndryshimet kushtetuese është vetëm përfshirja e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe bullgarët.

“Prioritet në Kushtetutë ka plotësimi i kushtit tonë nga korniza negociuese e cila është miratuar nga 27 vende anëtare të BE-së. Ajo kornizës i referohet ndryshimeve kushtetuese për pakicat që jetojnë ne vendin tonë. Kjo ka prioritet”, theksoi Kovaçevski.

Sipas tij, çdo gjë tjetër, përfshi heqjen e 20% do duhet të dalë nga shqyrtimi publik i amendamenteve me ndihmën e ekspertëve.

Edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq theksoi se tani “nuk është koha për këtë”.

“Personalisht mendoj, dhe po ashtu mendoj se është qëndrim i Qeverisë, edhe pse nuk kemi biseduar, është e logjikshme të fokusohemi në ato obligime që dalin nga procesi negociues. Kështu kemi mundësi më të mira dhe të arrijmë që në fund të vitit t’i përfundojmë ndryshimet kushtetuese. Çdo përfshirje tjetër është mirë të shqyrtohet, por nuk besoj se vshtë koha se do të merr më shumë kohë dhe më shumë energji”, u shpreh Mariçiq, duke lënë hapësirë ​​që të gjitha pyetjet të diskutohen pas përfundimit të këtij cikli të ndryshimeve kushtetuese.

Të njëjtin mendim ka shprehur edhe shefi i diplomacisë Bujar Osmani. Ai tha se nuk e di se cili ishte qëllimi i deklaratës së ministrit Lloga, por theksoi se procesi aktual për ndryshime kushtetuese nuk duhet të rëndohet me çështje të tjera politike, të cilat sipas tij mund të polarizojnë edhe më shumë shoqërinë.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi në një takim me gazetarët dje foli edhe për idenë e ministrit nga ASH-ja, për ndryshimet tjera kushtetuese dhe tha se sipas tij nuk ka asnjë problem, “përderisa të arrihet dhe bëhet me pëlqimin e të gjitha partive politike”. (INA)

 

 

 

 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

lista zgjedhore

Ditët e zgjedhjeve në mes të javës shkaktojnë telashe për bizneset

shkolla veles

MASH: Mësimi për ditët e votimit do të kompensohet gjatë ditëve të punës

vlen llogo

VLEN: Korrupsionin e BDI-së ë dëshmoi edhe Raporti i Departamentit Amerikan

Struga-780x439-1

Strugë/ Iu nxorën tre organe – një vezore, mitra dhe një veshkë – Nuk i shihet fundi gjyqit për lehonën Jëlldëz Veaposka

Ali Ahmeti

BDI thyen heshtjen zgjedhore përmes rrjeteve sociale (FOTO)

zgjedhje serbi rajon

7 kandidat për zgjedhjet e 7 presidenciale! Nesër fillon votimi, sot votojnë të sëmurët dhe të burgosurit

autobus-732x380-600x360

Gjatë ditës së nesërme, 24 prill, transporti publik do të zhvillohet sipas orarit të së dielës për shkak të zgjedhjeve presidenciale

shkupi

Nesër dhe më 8 maj, ditë pushimi për të gjithë, edhe për trgtarët

shiu shkup

Deri të enjten shi, nga e premtja pritet stabilizim i motit

INFO

NA NDIQ