Setien është trajneri i ri i Barcelonës!

0

Epoka e Ernesto Valverdes ka përfunduar. Prej sot, ekipin e Barcelonës do ta udhëheq Quique Setien, ish trajneri i Las Palmas dhe Real Betis.
“FC Barcelona dhe Quique Setién kanë arritur një marrëveshje deri më 30 qershor 2022. Nesër në orën 1330 do të bëhet nënshkrimi i kontratës në një ngjarje private. – Në orën 14:00, do të bëhet sesioni fotografik i trajnerit të ri në Camp Nou. – Në orën 14.30, prezantim dhe konferencë shtypi”, shkruan Barcelona.
Barcelona nuk ka shkarkuar trajner që nga viti 2003, kur kjo i kishte ndodhur holandezit Louis Van Gaal.